VIDEO/ Asllani titullar dhe pranë golit, por Interi mundet me përmbysje nga Roma në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 19:56

VIDEO/ Asllani titullar dhe pranë golit, por Interi mundet me përmbysje nga Roma në shtëpi

Kristjan Asllani ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Interit në kampionat, në një duel të rëndësishëm ndaj Romës. Por për fat të keq, mesfushori i përfaqësueses shqiptare nuk ia ka dalë t’i gëzohet një fitoreje, pasi ekipi i tij është mundur me përmbysje 1-2.

asllani

Asllani zëvendësonte Brozoviç dhe e bëri mirë në pjesën e parë të sfidës, duke ndërtuar disa aksione interesante për zikaltrit të cilët krijuan më shumë raste para portës. Ata ia dolën të shënonin me anë të Dimarko golin e avantazhit, por u arritën shumë shpejt nga kundërpërgjigja e Dibala i cili mposhti Handanoviç.

Në pjesën e dytë, Çalhanollu goditi traversën dhe vetë Asllani i shkoi shumë afër golit me një gjuajtje thuajse perfektë nga jashtë zonës. Por në momentin më të mirë të Interit erdhi goli i Romës pas një goditje dënimi të finalizuar nga Smalling, i cili kaloi kështu në avantazh miqtë.

Interi tentoi gjithçka duke luajtur me tre sulmues në mbyllje të ndeshjes, por nuk ia doli të gjente më rrugën e rrjetës duke pësuar kështu humbjen e dytë radhazi në kampionat e duke mbetur 8 pikë pas Napolit kryesues.

INTER 1-2 ROMA
30′ Dimarko / 39′ Dibala, 75′ Smalling

NGJARJET KRYESORE:

89’ Abraham bën gjysmën e fushës me topin në këmbë dhe hyn në zonë, por gjuajtja e tij në momentin vendimtar përfundon jashtë katërkëndorit.

84’ Bellanova ka mundësinë të barazojë shifrat kur përfiton nga një pavëmendje në zonën kundërshtare dhe ka topin nën kontroll, por gjuajtja e tij fluturon sferën shumë lart mbi traversë.

78’ Mbyllet ndeshja e Asllanit në këto momente, me Mikhtarjan i cili merr vendin e tij në fushën e lojës.

75’ Inter-Roma 1-2 / Përmbysje e Romës me golin që vjen nga një goditje dënimi. Topi i harkuar në zonë gjen Smalling i cili me kokë nuk gabon dhe kalon përpara skuadrën e tij.  

67’ Asllani i afrohet golit të tij të parë me Interin në kampionat me një gjuajtje mjeshtërore në hyrje të zonës që shkon ngjitur me shtyllën në të majtë të Rui Patricios. Dëshpërohet mesfushori shqiptar dhe tifozët në tribuna për këtë mundësi të mirë.

63’ Interi i afrohet golit të dytë me një goditje dënimi të ekzekutuar nga Çalhanollu. Topi merr harkimin e duhur por pastaj përplaset në traversën e portës së Rui Patricio.

39’ Inter-Roma 1-1/ Barazohen shifrat pas një kundërzbritje të shpejtë të Spinacola i cili jep një harkim perfekt për Dibala. Gjuajtja e argjentinasit devijohet nga Handanoviç pir ai nuk arrin ta mbajë jashtë portës.

38’ Handanoviç bën një mrekulli të dyfishtë ndaj Spinacola dhe Dibala duke devijuar gjuajtjet e tyre nga katërkëndori zikaltër pas një aksion të shpejtë të miqve.

30’ Inter-Roma 1-0 / Aksion model i zikaltërve, vjen goli i avantazhit me Dimarkon pas një asisti mjeshtëror të Barela. 1-0.

21’ Predhë e Çalhanollu nga distanca, topi harkohet dhe shkon jashtë, jo shumë larg shtyllës në të majtë të Rui Patricio.

11’ Asllani nis një aksion që finalizohet nga Xheko i cili çon sferën në rrjetë. Zikaltrit festojnë, por pastaj nga salla VAR bëjnë të ditur se sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje dhe gjyqtari anulon gjithçka.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Handanoviç; Skrinjar, Açerbi, Bastoni; Dumfrajs, Barela, Asllani, Çalhanollu, Dimarko; Lautaro Martinez, Xheko.
Trajner: Simone Inzagi.

ROMA (3-4-2-1): Rui Patricio; Mançini, Smalling, Ibanez; Çelik, Matiç, Kristante, Spinacola; Zaniolo, Pelegrini; Dibala.
Trajner: Salvatore Foti (Murinjo i skualifikuar).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"