VIDEO/ Arsenal has vështirësi ndaj Kardifit, Lakazet bën Emerin të buzëqeshë në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 16:27

VIDEO/ Arsenal has vështirësi ndaj Kardifit, Lakazet bën Emerin të buzëqeshë në fund

FT: Kardif-Arsenal 2-3

Shënues: Kamaraza (45), Uard (70) / Mustafi (11), Aubamejang (62), Lakazet (81)

Ka përfunduar ndeshja midis Arsenalit dhe Kardifit në fushën e këtyre të fundit e vlefshme për javën e katërt të Premier Ligës angleze. Skuadra e drejtuar nga Unai Emeri arritit të fitonte me shumë vështirësi me një gol që vendosi takimin në minutën e 81 nga Aleksandre Lakazet.

40599009_257009278284395_9149066564308303872_n

Ndërkohë seria e golave u hap nga Shkodran Mustafi në minutën e 11 me një gol me kok pas krosimit të Granit Xhakës. Por skuadra e Kardif arriti të gjente golin e barazimit brenda pjesës së parë. Më pas në të dytën Aubamejang kalon në avantazh “topçinjtë” por përsëri barazon Kardif në minutën e 70. Më pas Lakazet ishte ai që vendosi fatet e ndeshjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"