VIDEO/ “Air Albania” gati për derbin, zbulohet koreografia e tifozëve të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 17:52

VIDEO/ “Air Albania” gati për derbin, zbulohet koreografia e tifozëve të Tiranës

Pak orë para startit të derbit, “Air Albania” ka nisur të presë tifozët e parë teksa deri në mesditë ishin shitur 10 mijë bileta, por pritet që numri të rritet.

fanatiks

“Panorama Sport” ju zbulon pak orë para startit të ndeshjes, koreografinë e tifogrupit “Tirona Fanatics”.

Fanatiksat do të jenë të vendosur mbas porte dhe siç shikohet në video kanë dekoruar stolat e stadiumit me ngjyrat bardhë e blu duke formuar shkronjat TR (Tirona). Derbi pritet të dhurojë spektakël duke ndezur edhe më shumë kampionatin.

Ndërkohë vihet re prania e forcave të shumta të policisë për të shmangur dhe trazira pasi në shkallët e “Air Albania” do të jenë të pranishëm dhe zyrtarë të UEFA-s.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"