VIDEO/ Aintraht Frankfurt fiton Ligën e Europës me penallti, Rejnxhërsin e “tradhton” Aron Ramsej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2022 | 23:56

VIDEO/ Aintraht Frankfurt fiton Ligën e Europës me penallti, Rejnxhërsin e “tradhton” Aron Ramsej

Aintraht Frankfurt është shpallur fituesi i këtij edicioni në Ligën e Europës. Skuadra gjermane ka triumfuar me penallti përballë Rejxhërs Gllasgou, pas një sfide të luftuar e cila u mbyll 1-1 pas 120 minutave.

frankfurt - renxhers

Aribo i dha avantazhin skocezëve në fillimin e pjesës së dytë, por Borre vendosi shpejt barazpeshën në shifra, duke bërë që sfida të shkonte në kohët shtesë. Aty nuk kishte më ndryshim rezultati dhe kështu, pika e bardhë e penalltisë ishte ajo që për të dytin vit radhazi do të përcaktonte se kush do të fitonte trofeun.

Në të 10 gjuajtjet drejt portës, vetëm Aron Ramsej gaboi për skuadrën skoceze, duke i dorëzuar kështu trofeun ekipit të Aintraht i cili ngjitet në majë të podiumit për herë të dytë.

A. FRANKFURT 1-1 G. REJNXHËRS

Borre 70′ / Aribo 57′

PENALLTI

Borre – Gol 5-4

Ruf – Gol 4-4

Kostiç – Gol 4-3

Ramsej Gabon 3-3

Kamada – Gol 3-3

Arfild – Gol 2-3

Rustiç – Gol 2-2

Dejvis – Gol 1-2

Lenz – Gol 1-1

Tavernier – Gol 0-1

KOMENTI LIVE:

120’+1’ Mbyllet sfida me barazimin 1-1. Dy skuadrat drejt penalltive!

117’ Mrekulli e Trap i cili ndal një gjuajtje të Kent që po shkonte drejt portës, ndërsa më pas Devis çon sferën mbi traversë.

90+5’ Mbyllet sfida! Fituesi do të vendoset nga shtesat!

90’ Gjyqtari i katërt akordon 5 minuta shtesë.

89’ Kostiç tenton të surprizojë portierin me një gjuajtje nga krahët, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

84’ Sakala hedh një pas të rrezikshme në zonë, por Kevin Trap tregohet i vëmendshëm dhe izolon topin me duar.

80’ Një krosim drejt zonës së Rejnxhërs që shkon rrezikshëm pasi përplaset me tokën. MekGregor detyrohet ta devijojë për ta çuar topin në këndore.

77’ Hauge merr një pas nga Rode në hyrje të zonës dhe lëshon një gjuajtje, e cila përfundon mbi kuadrat.

73’ Rajt merr kartonin e parë të verdhë për këtë sfidë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

70’ GOOOOOL FRANKFURT 1-1/ Borre merr një top të bukur në zonë nga Kostiç dhe arrin të tregohet i vëmendshëm për ta çuar topin në rrjetë.

67’ Kamada merr një top brenda zonës dhe tenton që të surprizojë portierin duke e ngritur, por sfera shkon mbi kuadrat dhe përfundon jashtë.

59’ Lindstrom lëshon një gjuajtje brenda zonës, por topi ndalet nga Basej. Gjermanët pretendojnë për një prekje të topit me dorë, por gjyqtari vazhdon lojën.

57’ GOOOOOL REJNXHËRS 0-1/ Aribo përfiton nga një gabim nga lojtarët e Frankfurtit dhe vetëm për vetëm me Trap nuk gabon, për të zhbllokuar këtë finale.

55’ Kent merr një top të bukur nga Aribo, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

53’ Gjyqtari konsultohet me VAR. Vendimi merret shumë shpejtë. Nuk ka penallti.

52’ Borre lëshohet në zonë dhe pëson një ndërhyrje, me gjermanët që pretendojnë për një penallti, por gjyqtari akordon vetëm këndore.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+6′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2’ Xhek lëshon një gjuajtje me të djathtën nga jashtë zone, por topi shkon mbi kuadrat.

45’ Gjyqtari i katërt akordon 6 minuta shtesë.

36’ Lundstram godet me kokë pas një krosimi në zonë, por tentativa e tij devijohet nga Kevin Trap dhe shkon në këndore.

32’ Kostiç shkëputet në zonën e Rejnxhërs dhe lëshon një gjuajtje me të majtën, e cila shkon jashtë kuadratit.

26’ Aribo lëshon një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

21’ Një skemë e bukur nga lojtarët e Frankfurtit, me Lindstrom që lëshon një gjuajtje që shkon si një kros për N’Dika, i cili nuk gjen dot kuadratin në tentativën me kokë.

20’ Knauf avancon bukur drejt zonës, i cili lëshon një gjuajtje potente, e cila ndalet nga MekGregor dhe shkon në goditje nga këndi.

12’ Sou lëshon një gjuajtje nga jashtë zone, por portieri MekGregor tregohet i vëmendshëm dhe e kontrollon topin.

10’ Vazhdon loja pas një ndalese për rreth 5 minuta, për shkak të një dëmtimi të kapitenit të Frankfurt, Sebastian Rode.

4’ Aribo lëviz bukur në hyrje të zonës, por N’Dika bën një ndërhyrje të saktë për t’i hequr një mundësi të mirë skocezëve.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet

AINTRAHT FRANKFURT: Trap, N’Dika, Sou, Kostiç, Kamada, Rod, Ture, Borre, Lindstrom, Tuta, Knauf.

GLLAZGOU REJNXHËRS: MekGregor, Tavernier, Basej, Lundstram, Goldson, Xhek, Kent, Aribo, Kamara, Rajt, Barisiç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"