VIDEO/ 6 gola për vendin e parë, Vllaznia shkatërron Apoloninë dhe “fluturon” në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 23:50

VIDEO/ 6 gola për vendin e parë, Vllaznia shkatërron Apoloninë dhe “fluturon” në krye

Vllaznia ka shkatërruar Apoloninë, teksa e ka mposhtur me rezultatin 6-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Kategorinë Superiore.

bandicam 2021-04-18 13-36-42-067

Shkodranët nuk e vendosën për asnjë moment në dyshim fitoren, duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes. Pjesa e parë u mbyll 3-0 falë golave të Dilaver dhe Da Silvës, me këtë të fundit që shënoi edhe në pjesën e dytë, duke kompletuar dopietën.

Dopietë shënoi edhe Ardit Hoxhaj, teksa goli tjetër u shënua nga Tim Brdariç. Me këtë fitore Vllaznia barazon Partizanin në kuotën e 50 pikëve dhe merr përkohësisht vendin e parë.

FT| Apolonia-Vllaznia 0-6

Da Silva 15′, 51′, Dilaver 24′, Hoxhaj 36′, 90′, Brdariç 82′

KOMENTI LIVE:

90’ GOOOOOL VLLAZNIA 0-6/ Shënon dopietë edhe Ardit Hoxhaj, i cili nga goditja e dënimit e dërgon topin në rrjetë.

82’ GOOOOL VLLAZNIA 0-5/ Nuk ndalen së shënuar shkodranët, teksa këtë herë është djali i trajnerit, Tim Brdariç, i cili pas një topi të mbetur në zonë, ia del ta dërgojë në rrjetë. Festë në stolin e shkodranëve.

75’ Habit Brdariç, largon nga fusha portierin Zogoviç, dhe inkuadron Kristi Qarrin në vendin e tij. Largohet edhe Da Silva për t’i lënë vendin Nijavexhi.

70’ Gjen golin e pestë Vllaznia me Tim Brdariç, por arbitri e anulon për goditje dënimi në zonë.

56’ Zëvendësim i trefishtë te Vllaznia. Largohen Adili, Krymi dhe Ymeri, për t’i lënë vendin Brdariç, Kaleziç dhe Kalaja.

51’ GOOOOOL VLLAZNIA 0-4/ Fantastik Da Silva, i cili pas një topi të mbetur në zonë nga gjuajtja e Imerit, e cila u ndal te traversa, gjuan dhe e dërgon në fundin e rrjetës.


Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

44’ E pabesueshme çfarë ka humbur Dilaver, i cili me portën bosh dhe një hap larg vijës së katërkëndëshit, nuk ia del dot ta dërgojë në rrjetë topin.

36′ GOOOOL VLLAZNIA 0-3/ Shënon edhe Hoxhaj, i cili pas një topi të marrë në zonë, me portën shumë afër, nuk e ka të vështirë të shënojë.

34’ Arbitri Shabanaj gabon dhe toleron goditjen e Adilit pa top ndaj Mihanës, pas një dueli në fundore për topin. Mbrojtësi nuk merr as karton të verdhë.

24’ GOOOOOL VLLAZNIA 0-2/ Nuk ndalen shkodranët, teksa gjejnë edhe golin e dytë. Pas një aksioni të rrjedhshëm, është Dilaver, i cili pas një kombinimi me Da Silva, ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

15’ GOOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Da Silva zhbllokon sfidën, teksa pas një krosimi të Adilit nga e djathta, e merr bukur topin, për të gjuajtur më pas dhe topi ndalet në fundin e rrjetës.

13’ Tjetër mundësi e mirë për Vllazninë, me Hoxhajn që jep një krosim të rrezikshëm nga e majta, Da Silva gjuan bukur me kokë, por topi shkon jashtë.

6’ Rrezikon Vllaznia me Markun, i cili lëshon një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit, por reagon mirë Harizaj i cili e dërgon topin në goditje këndi.

3’ Provon të rrezikojë Apolonia me kundërsulm, me Mihanën që shkëputet nga e majta, provon një krosim për Levednin, por mbyll Isaevski.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

APOLONIA: Harizaj, Omeri, Asllanaj, Sota, Zoga, Jeboah, Shanaj, Smaçi, Mihana, Levendi, Gjata. Trajner: F. Kamarata.
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Imeri, Marku, Hoxhaj, Da Silva, Dilaver. Trajner: Th Brdariç.

173804980_314037426813350_2631164523532113652_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"