VIDEO/ 6 gola dhe 2 kartonë të kuq! Ismajli mposht Kumbullën, Specia eliminon Romën nga Kupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 23:55

VIDEO/ 6 gola dhe 2 kartonë të kuq! Ismajli mposht Kumbullën, Specia eliminon Romën nga Kupa

Specia ka eliminuar Romën nga Kupa e Italisë, në fazën e 1/8-ve. Skuadra ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, i cili sot e nisi si titullar, bashkë me Marash Kumbullën në krahun tjetër.

bandicam 2021-01-19 23-36-37-198

Specia e nisi shumë mirë ndeshjen, teksa shënoi dy gola të shpejtë me Galabinov në minutën e 6’ dhe Saponaran në minutën e 15’.

Ndërkohë që Roma, shënoi golin e parë në minutën e 43’, me Lorenco Pelegrinin, i cili realizoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, të cilin e shkaktoi pikërisht Ismajli.

Në pjesën e dytë, Mikitarjan shënoi edhe golin e barazimit, por pa mundur të shënonin edhe të avantazhit, duke shkuar ndeshja në shtesë. Pikërisht aty u vështirësua gjithçka, pasi shtesa nisi me 9 lojtarë për verdhekuqtë, pas daljes me të kuq të Mançiinit dhe Pau Lopez, në fillim të shtesave.

Nga kjo përfitoi Specia, që shënoi dy herë të tjera dhe u kualifikuan për në fazën tjetër të Kupës.

ROMA-SPECIA 2-4

Pelegrini 43′, Mikitarjan 73’/ Galabinov 6′, Saponara 15′, 119′, Verde 107′



PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"