VIDEO/ 2 gola të çmendur në shtesë, Teuta dhe Egnatia ndajnë pikët mes drithërimash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2023 | 0:06

VIDEO/ 2 gola të çmendur në shtesë, Teuta dhe Egnatia ndajnë pikët mes drithërimash

Teuta dhe Egnatia ndanë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superiore. bandicam 2023-12-11 18-50-05-002

Një ndeshje e çmendur e cila u mbyll me barazimin 2-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin durrsakët me Dacin. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Teutës.

E gjithë surpriza do të ishte rezervuar në pjesën e dytë ku barazimi erdhi në minutën e 88 me Lemine. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Fili fitoi penallti dhe Karabeci e ktheu në gol. Por festa e durrsakëve zgjati pak pasi Musta shënoi golin e barazimit në limitin e kohës.

Pas këtij barazimi Egnatia mbetet në vendin e parë me 34 pikë dhe Teuta në të fundit me 15 pikë.

TEUTA 2-2 EGNATIA

18′ Daci, 90’+6′ Karabeci (P)/ 88′ Lemine, 90’+7′ Musta

NGJARJET KRYESORE

90’+ 7′ Dueli mbyllet në barazim!

90′ + 7′ GOOL EGNATIA 2-2/ Zhoel nxjerr topin për Mustën, ky i fundit godet drejt portës së Demës dhe barazon mes drithërimash. (VIDEO)

90’+6′ GOOOL TEUTA 2-1/ Karabeci nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë dhe kalon në avantazh ekipin e tij. (VIDEO)

90’+4′ Fili fiton penallti për Teutën. (VIDEO)

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

88′ GOOOL EGNATIA 1-1/ Pas 5 minutash në lojë, Lemine godet fluturimthi rikthen baraspeshën në “Niko Dovana”. (VIDEO)

87′ Arifi ndëshkohet me karton të verdhë.

85′ Peposhi largohet dhe i lë vendin në fushën e lojës Gjatës.

83′ Beqja lë fushën e lojës, ka minuta për Arifin.

83′ Largohet Mëllugja, ka minuta për Lemine.

75′ Malota ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Beqjas.

73′ Daja ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Mëllugjës.

71′ Largohen Ndreca dhe Lila, në lojë futen Musta dhe Zhoel.

70′ Daci lë fushën e lojës, ka minuta për Filin.

63’ Pas një rrëmuje në zonë, topi shkon në portën e Teutës por arbitri e ka anuluar golin për faull. (VIDEO)

62’ Paulauskas lëshon predhën drejt portës por Dema bën një pritje fantastike. (VIDEO)

60′ Zejnullai lë fushën e lojës, ka minuta për Albano Aleksin.

51′ Paulauskas ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Kotobellit.

46′ Nis pjesa e dytë, largohet Isgandarli për Fangaj.

45’+1′ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Teutës!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43’ Karabeci gjuan me të majtën drejt portës së Sherrit, portieri e pret lehtësisht.

38’ Peposhi gjuan drejt zonës, Ndreca prek topin me dorë. Durrsakët pretendojnë penallti, arbitri vijon lojën. (VIDEO)

36’ Peposhi harkon për Gjinollarin, ky i fundit gjuan por topi bllokohet nga mbrojtja. (VIDEO)

33’ Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

29’ Spahiu gjuan me të majtën, topi shkon përmbi traversë.

18′ GOOOL TEUTA 1-0/ Daci godet shtyllën dhe më pas topi i kthehet sërish në këmbë, kësaj here nuk fal duke shkundur rrjetën e Sherrit. (VIDEO)

16’ Daci shpërdoron një rast të mirë, ky as nuk arrin të godasë dhe as të pasojë për Peposhin(VIDEO)

13’ Daci lëshon predhën drejt portës së Sherrit, ky I fundit bën një pritje fantastike. (VIDEO)

11’ Rasti i parë i rrezikshëm, Isgandarli gjuan drejt portës dhe topi shkon jashtë.  (VIDEO)

5’ Peposhi gjuan drejt portës së Sherrit por topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Dema, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Kruja, Gjinollari, Beqja, Daja, Karabeci, Peposhi, Daci

Trajneri: Edi Martini

EGNATIA: Sherri, Janku, Lila, Malota, Ndreca, Fernando, Mëllugja, Zejnullai, Isgandarli, Paulauskas, Spahiu

Trajneri: Edlir Tetova

2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"