Vidal: Largohem me krenarinë e veshjes së kësaj fanelle, kam jetuar dy vite të mrekullueshme në Barcelonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 17:23

Vidal: Largohem me krenarinë e veshjes së kësaj fanelle, kam jetuar dy vite të mrekullueshme në Barcelonë

Arturo Vidal i ka dhënë lamtumirën Barcelonës përmes një postimi në rrjetet sociale. Kiliani ka arritur marrëveshje me Interin, dhe së shpejti pritet të bëhet edhe zyrtare.

vidal-2-scaled-e1598461101639

“Sot i përshëndes të gjithë në Barcelonë, pasi kam jetuar dy vite të mrekullueshme në këtë klub të madh. Po largohem me krenarinë e veshjes së kësaj fanelle dhe faktit që luajta së bashku me lojtarë të mëdhenj dhe njerëz të shkëlqyer. Dua të falënderoj familjen time, shokët e mi të skuadrës, trajnerët, menaxherët, mjekët,  dhe të gjithë tifozët e mrekullueshëm që gjithmonë më kanë treguar dashuri.

Sot filloj një fazë të re të jetës time, por gjithmonë do të qëndroni në zemrën time. Shihemi së shpejti dhe si gjithmonë”, shkroi Arturo Vidal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"