VËZHGIMI/ Rekordet e kartonëve në Superiore pas 26 javësh, zbuloni lojtarët më të ndëshkuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 0:14

VËZHGIMI/ Rekordet e kartonëve në Superiore pas 26 javësh, zbuloni lojtarët më të ndëshkuar

Pas 26 javësh të luajtura, vazhdimi i Kategorisë Superiore u ndal më 12 mars për shkak të përhapjes së koronavirusit edhe në Shqipëri. Sot bëhen 27 ditë nga ndeshjet e fundit që janë zhvilluar për llogari të kampionatit, pikërisht ato në Korçë dhe Shkodër më 9 mars, ku Skënderbeu mposhti Kukësin 2-1 dhe Vllaznia fitoi minimalisht 1-0 ndaj Partizanit.

Donaldo Açka (majta) dhe Albano Aleksi (djathtas) kur luanin te Luftëtari në sezonin 2018-2019: 

92205793_152839096062139_3356238151201849344_n

Në një vëzhgim të “Panorama Sport” për lojtarët më të ndëshkuar me kartonë të verdhë dhe të kuq pas 26 javësh, bie në sy dominimi i ekipit të Teutës, që në fakt thuajse çdo sezon ka qenë fitues në renditjen “FAIR-PLAY”.

Rekordin për të verdhët e mban pikërisht mesfushori i “djemve të detit”, Albano Aleksi, me 11 të tillë. Pas tij vjen mesfushori i Luftëtarit, Donaldo Açka, me 10 kartonë, si dhe ai i Vllaznisë, Behar Ramadani, me 9 ndëshkime me të verdhë dhe një herë me karton të kuq.

teuta laci aleksi

Listës së pesë futbollistëve që janë zverdhur më shumë, i shtohen edhe qendërmbrojtësi i Teutës, Rustem Hoxha, si dhe sulmuesi i Flamurtarit, Andi Ribaj, të dy me nga 9 kartonë. Ajo që bashkon Aleksin, Açkën dhe Ramadanin është se janë të tre mesfushorë shkatërrues dhe roli që kanë i bën më të ekspozuar për t’u ndëshkuar, edhe pse kjo nuk mund të shërbejë si alibi.acka donal

Tre lojtarët i bashkon dhe fakti se vetëm një sezon më parë luanin në një skuadër: Luftëtari. Si për koicidencë, edhe Hoxha në kampionatin e kaluar ishte pjesë e gjirokastritëve bashkë me tre rekordmenët e kartonëve.

E çuditshme mund të thuhet se si një sulmues si Ribaj merr kaq shumë të verdhë për vetë pozicionin që ka. Ndërkohë, të shumtë janë futbollistët me nga 8 kartonë, por që tek pesë të parët me nga 11, 10 dhe 9, diferencën e bënin pikërisht Aleksi, Açka, Ramadani, Hoxha dhe Ribaj.ramadani vllaznia partizani

Ndërsa sa u përket kartonëve të kuq, ata që kanë rekordin me nga dy secili këtë kampionat janë mbrojtësi i djathtë maqedonas i Teutës, Bllagoja Todorovski, mesfushori argjentinas i Tiranës, Agustin Torasa, si dhe sulmuesi nigerian i Partizanit, Theofilus Solomon.Kartoni i kuq Solomon, Partizani-Flamurtari

Me po kaq të kuq është edhe mbrojtësi vlonjat, Valto Zeqaj, por ky i fundit luajti vetëm pjesën e parë të sezonit me Flamurtarin dhe më pas iku në Kosovë te një tjetër Flamurtar, ai i Prishtinës.

 

lojtaret e ndeshkuar

JORGIS MEMO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"