Vetëm një “i mbijetuar” te Tomori, beratasit transferojnë futbollistin e Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2020 | 14:05

Vetëm një “i mbijetuar” te Tomori, beratasit transferojnë futbollistin e Apolonisë

Për shkak të ngarkesës së lartë të fazës përgatitore, lojtarët e Tomorit, pavarësisht fitores 2-0, treguan shenja lodhjeje në ndeshjen miqësore me Naftëtarin, që u luajt të shtunën në Berat. Stafi teknik ka menduar ta ndryshojë stërvitjen, duke kaluar këtë javë me një seancë në ditë dhe që do të jetë më e fokusuar tek aspekti tekniko-taktik.

tomori

Tomori i ka nisur përgatitjet e sezonit të ri me ndryshime në krahasim me grupin e mëparshëm. Ka ardhur trajneri Bledar Sinella dhe shumë futbollistë të njohur nga ekipe të Kategorisë së Parë, deri tani 10 të tillë.

DERVISHAJ – Në miqësoren e fundit ndaj Naftëtarit, pjesë e formacionit bazë ishte vetëm një beratas, sulmuesi Aldo Dervishaj, i cili vjen pas një sezoni shumë të mirë me 24 gola. Ai dhe mesfushori Kovaçi shënuan golat e fitores në miqësoren e fundit. Për “Panorama Sport”, sulmuesi Dervishaj shprehet: “Objektivi im është që të ruaj formën sportive dhe t’i shërbej sa më shumë skuadrës me lojë dhe gola. Dua ta justifikoj besimin e teknikut Sinella, që më beson një fanellë titullari”.

PORTA – Pas lushnjarit Oltion Haremi, klubi beratas ka siguruar edhe një portier tjetër për sezonin e ardhshëm, 19-vjeçarin Hacens Tozaj, i cili sezonin e kaluar u aktivizua me Apoloninë U-19, duke u shpallur kampion i vendit me këtë skuadër. Tomori dhe Apolonia kanë bërë kështu një rokadë me portierët. Në Fier u rikthye nga huazimi njëvjeçar me beratasit Andrea Shumeli, kurse te Tomori ka ardhur tashmë Tozaj.

EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"