Vetëm 45 minuta në fushë, mbyllet shpejt aventura e lojtarit serb me Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2020 | 12:45

Vetëm 45 minuta në fushë, mbyllet shpejt aventura e lojtarit serb me Apoloninë

U përfol si një nga prurjet më cilësore të viteve të fundit tek Apolonia, por më parë u largua sesa erdhi. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar serb, Igor Filipoviç, ka rezultuar larg pritshmërive të fierakëve dhe në disproporcion me videot e servirura për klubin. 
139511
Ai ka luajtur 45′ e dyta në miqësoren me Laçin në Pezë, por më shumë ka folur se ka luajtur në fushë dhe nuk ka bindur me kondicionin e tij fizik, ndaj bordi fierak e ka larguar. Marrëveshja kishte mbetur pezull, me firmën e vetëm të qendërmbrojtësit serb, ndërsa klubi fierak nuk është nxituar, gjersa është bindur për vlerat e tij dhe nuk e ka bërë serbin pjesë të Apolonisë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"