Vetëm 10 ditë pas finales së Botërorit! Mbape mes titullarëve në ndeshjen e PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2022 | 20:49

Vetëm 10 ditë pas finales së Botërorit! Mbape mes titullarëve në ndeshjen e PSG-së

Kilian Mbape ka qenë protagonist absolut në Kupën e Botës duke qenë lideri i Francës që shkoi deri në finalen e Botërorit dhe ku ai shënoi tre gola. Por humbja në finale ka qenë shumë e vështirë për sulmuesin, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i aktivitetit me 8 gola.

sssssss

Ndërsa të gjithë ata që shkuan deri në finale kanë marrë ditë pushimi, Mbape u kthye pas pak ditësh në stërvitje të PSG dhe nuk u ndal aspak, duke tentuar që të harrojë atë zhgënjim në finalen e 10 ditëve më parë.

Ai sot është mes titullarëve në formacionin e PSG-së që përballet në kampionat me Strasburgun, duke luajtur përkrah Nejmar. Ndërkohë, Hakimi e nis ndeshjen nga stoli, kurse dihet mungesa e Mesit i cili do të përfitojë maksimalisht nga pushimet e lejuara, për t’u kthyer vetëm me 3 janar.

dddfsfsdfffsdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"