Vetel fiton garën e Brazilit, Hamilton i katërti pas nisjes nga bokset

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2017 | 19:04

Vetel fiton garën e Brazilit, Hamilton i katërti pas nisjes nga bokset

Sebastian Vetel ka regjistruar fitoren e 5-të për këtë sezon në Formula 1, pasi kaloi i pari “finish”-in e Çmimit të Madh të Brazilit. Edhe pse u nis i dyti, gjermani pati një start dinamik dhe bëri një garë perfekte.

vetel

Hamilton, i cili është shpallur edhe matematikisht kampion për këtë sezon, e nisi garën nga bokset, pasi ditën e djeshme pësoi një aksident gjatë provave zyrtare. Gjithsesi, britaniku zhvilloi një tjetër garë të mirë, dhe e mbylli i katërti. Podiumi u plotësua me finlandezët, Botas dhe Raikonen.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"