Verner i jep fund me Çelsin, sulmuesi gjerman një hap larg transferimit te klubi i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 14:12

Verner i jep fund me Çelsin, sulmuesi gjerman një hap larg transferimit te klubi i…

Timo Verner i ka dhënë fund aventurës së tij me Çelsin dhe tashmë është gati që të rikthehet dhe njëherë në Gjermani, te Red Bull Lajpcigu.

VERNER 1

Siç bëjnë me dije mediat, midis dy klubeve është gjetur akordi përfundimtar për transferimin e tij, me Vernerin që rikthehet dhe një herë te skuadra ku mori emër të madh në Europë.

Ai shënoi 90 gola në 156 ndeshje gjatë viteve 2016-2020 kur aktivizohej për Lajpcigun, deri sa u transferua te Çelsi.

Detajet e kontratës nuk janë zbuluar ende, ndërsa operacioni pritet të finalizohet javën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"