Vendosi derbin ndaj Erzenit, shkodrani Gruda: E dua Kupën, por të fokusohemi te Bylisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 20:55

Vendosi derbin ndaj Erzenit, shkodrani Gruda: E dua Kupën, por të fokusohemi te Bylisi

Kualifikimi në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë sigurisht që do ta ndihmojë Ildi Grudën dhe të gjithë skuadrën e Teutës të marrë fryme më lirshëm. Ne një prononcim për “Panorama Sport”, sulmuesi që i dha fitoren durrsakëve në derbin me Erzenin është shprehur se Teuta luajti më mirë dhe e meritoi fitoren.

gruda

Durrsakët do të përballen me Kukësin në çerekfinale, por gjithsesi tashmë fokusi është te ndeshja e radhës në kampionat ndaj Bylisit. “E nisëm mirë ndeshjen me Erzenin dhe me kalimin e minutave ishim ne që zotëruam gjithçka në fushë. Besoj se arritëm t’i menaxhojmë mirë emocionet dhe në 90 minuta dhamë më të mirën në fushë dhe fituam ndeshjen”, ka thënë fillimisht Gruda.

GRUDA TEUTA

GOLI– “Shënova dhe jam i lumtur që kualifikova Teutën në turin çerekfinal. Ne duhet të fokusohemi të ndeshja me Bylisin tashmë”.

KUPA– “E dua këtë Kupë me Teutën. Përballë tashmë në turin e ardhshëm kemi Kukësin, një skuadër që ka treguar se është e mirë, por unë besoj shume që në këtë edicion do të mundohemi t’i shkojmë deri në fund këtij trofeu”, përfundoi sulmuesi i “djemve të detit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"