Vendosi derbin me golin e tij, Ikardi “kërcënon” Barcelonën: Mund të mposhtim çdo skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 23:26

Vendosi derbin me golin e tij, Ikardi “kërcënon” Barcelonën: Mund të mposhtim çdo skuadër

Goli i kapitenit Ikardi në minutën e 90+2’ vendosi derbin e Milanos. Një përballje tepër e luftuar dhe në fund janë zikaltërit ata që festojnë. Në prononcimin pas ndeshjes për mediat, Ikardi është shprehur i lumtur për golin e shënuar dhe nuk mendon se kjo ishte një fitore e “vjedhur”, teksa “kërcënon” Barcelonën për sfidën e mesjavës në Champios.

wdwds

“Deshëm ta fitonim këtë derbi, kemi krijuar shumë, goditëm edhe shtyllën. E meritonim ta fitonim, të fitosh në fund është edhe më e bukur. Tani duhet të vazhdojmë kështu. Para se të shkoja në kombëtare kisha thënë se duhet fituar gjithmonë për këta tifozë që sot kanë mbushur stadiumin, por edhe për ne. Duam t’i japim vazhdimësi asaj që bëjmë dhe do të gëzojmë shumë. Rivaliteti me Juven dhe Napolin? Duam vetëm të kemi vazhdimësi, pastaj në fund të vitit do të bëjmë bilancin. Jemi një skuadër e fortë, mund të triumfojmë ndaj çdo skuadre, deklaroi Ikardi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"