Vendimi i Vllaznisë i çudit të gjithë, kuqeblutë organizojnë një miqësore të pazakontë
Vllaznia po përgatitjet për pjesëmarrjen në turin e parë të Ligës së Konferencës, ku skuadra shkodrane do të përballet me ekipin e Linfilld të Irlandës së Veriut. Një duel i vështirë për ekipin i cili është riformatuar thuajse plotësisht, duke i dhënë lamtumirën pjesës më të madhe të futbollistëve kryesorë të sezoneve të kaluara.

Dhe në mes të përgatitjeve për këtë duel të dyfishtë që luhet në këto dy javë, shkodranët kanë menduar që të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Buduçnost. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, klubi ka bërë të ditur se do të luajë me skuadrën nga Mali i Zi në këtë fundjavë.
Mbështetësve kuqeblu u ka bërë shumë përshtypje fakti se miqësorja ësstë planifikuar të luhet më datë 15 korrik, vetëm dy ditë pas ndeshjes që shkodranët luajnë në Irlandën e Veriut ndaj Linfilld. Klubi ka bërë të ditur se dueli do të luhet të shtunën në orën 20:00.

PANORAMASPORT.AL













