“Vendet e treta më të mira absurde, Franca favorite”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2016 | 13:24

“Vendet e treta më të mira absurde, Franca favorite”

Gjatë një interviste që dha për “Bild am Sonntag”, Tomas Myleri gjeti rastin për të kritikuar sistemin e ri të Europianit si dhe tregoi se cila prej kombëtareve ishte favorite për të fituar titullin kampion.

MOENCHENGLADBACH, GERMANY - JUNE 01:  Thomas Mueller of Germany gestures during the International Friendly Match between Germany and Cameroon at Borussia Park Stadium on June 1, 2014 in Moenchengladbach, Germany.  (Photo by Boris Streubel/Getty Images)

Sistemi i ri – “Me shtimin e numrit të pjesëmarrësve (nga 16 janë bërë 24) është shtuar edhe numri i ndeshjeve.

Ky ndryshim nuk i shërben kompeticionit. Mund ta konsideroja si pozitiv vetëm nëse do ta shikoja me syrin e një tifozi.

Tani kualifikohen për më tej edhe të tretat më të mira (dy të tretat më të mira kalojnë grupet) edhe ky ndryshim them se është absurd”.

Favoritet – “Në një Europian asnjëherë nuk mund të flasësh për ekipe favorite. Ky është një kompeticion i paparashikueshëm.

Dakord, ne jemi kampionët e botës, por kjo nuk na jep statusin e favorites. Në këtë drejtim, si Franca dhe Anglia janë në rrugë të mbarë”.

Shvajni – “Ai po rikuperohet. Po kalon fazat si duhet dhe besoj se do të jetë gati për të përballuar më së miri turneun”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"