“Vëllai im ka 10 ditë me simptomat e Koronavirusit”, Memushaj: Do të kisha dëshirë ta mbyllja karrierën në… Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 0:07

“Vëllai im ka 10 ditë me simptomat e Koronavirusit”, Memushaj: Do të kisha dëshirë ta mbyllja karrierën në… Vlorë

Italia është duke përjetuar një situatë të tmerrshmë për shkak të Koronavirusit, që është përhapur në mënyrë të frikshme, duke shkaktuar me mijëra viktima. Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe mesfushori i Kombëtares, Ledjan Memushaj, i cili në një lidhje live për “Supersport” u shpreh:

memushaj

“Vajtëm gati 1 muaj që jemi mbyllur në shtëpi. Është gjë shumë e vështirë, sa ndez televizorin degjon vetëm për njerëz të vdekur dhe të infektuar. Gjëndja është keq, thonë që po përmirësohet njëccik, por prap besoj se si situatë është e gjatë.

Ne jemi të gjithë mirë. Kam vëllain, i cili ka 10 ditë me simptoma, por nuk ka bërë tamponin dhe ata nuk ta bëjnë po nuk pate disa efekte të tjera. Ekipi jonë e ka kaluar atë testin. Është e vështirë të flasësh për futboll, por duhet të fillojë kampionati, janë shumë lekë që humbasin klubet dhe shteti, sepse futbolli në Itali është industria e dytë në gjithë vendin.

Italia na ka ndihmuar më përpara edhe tani me tërmetin. Për ne është një ndihmë e madhe. Jo vetëm shokë futbolli por edhe të tjerë, më kanë dërguar shumë mesazhe falenderuese. Do të kisha dëshirë ta mbyllja karrierën në Vlorë. E vetmja gjë është, nëse më lë akoma trupi se kur arrin në një moshë të caktuar fillojnë edhe problemet”, u shpreh Memushaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"