Vëllai i Lautaro Martinez i thotë “po”, Milani studion ofertën për Rasingun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 23:00

Vëllai i Lautaro Martinez i thotë “po”, Milani studion ofertën për Rasingun

Kuqezinjtë nuk i ndahen Matias Zaraços, madje sipas argjentinases “Clarin” kanë mundur të marrin pëlqimin e sulmuesit për një transferim te Milani në verën e ardhshme. Pas largimit të Lautaro Martinezit, 21-vjeçari u shndërrua në pak kohë në yllin e ri të Rasingut të Avezhanedas. 

matias-zaracho-racing-club-1579867119-30430

Për Zaraçon u përfol edhe një ofertë e “Djallit” në orët e fundit të merkatos së janarit, por 15 milionë eurot e propozuara, nuk gjetën miratimin e klubit argjentinas. Maldini e Boban nuk kanë humbur interesin për Zarracon, ndaj në verë supozohet se do të ofrohen 20-25 milionë euro, një shumë të cilën e pretendon Rasingu.

I aftë të mbulojë çdo rol në mesin e fushës, Zarraco do të ishte ideal për korsitë anësore në skemën 4-4-2 apo në një nga tri rolet pas shpinës së pykës në 4-2-3- 1shin aktual të Milanit.

Driblimet e shpejtësia janë armët e tij më të forta, ndaj mund ta gjejë vetën duke luajtur edhe si sulmues krahu apo fantazist. Siç thamë, bisedimet e verës do të jenë vendimtare për të ardhmen e 21-vjeçarit, por në tryezën e bisedimeve Milani do të paraqitet me miratimin e djaloshit, çka mund ta bëjë më të lehtë gjetjen e një akordi mes palëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"