Vëllai i Dibalës thyen karantinën, policia e shpall në kërkim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 16:02

Vëllai i Dibalës thyen karantinën, policia e shpall në kërkim

Nga Argjentina vijnë lajme të këqija për Paulo Dibalën dhe familjen e tij. Ndërsa futbollisti i Juventusit është në karantinë së bashku me të fejuarën e tij, si rrjedhojë e të qenit pozitiv me COVID-19, duket se këtë rregull e ka thyer vëllai i 26-vjeçarit në Argjentinë.

Gustavo Dibala

Gustavo Dibala, i cili u detyrua nga policia e Kordobas që të futëj në karantinë, pas pozitivitetit të vëllait, ka vendosur që të thyejë ngujimin së bashku me bashkëshorten e tij. Sipas asaj që raportojnë mediat argjentinase, kanë qenë disa fqinjë që e kanë denoncuar vëllain e Dibalës.

Gustavo dhe gruaja e tij e kanë prishur karantinën pas vetëm dy ditësh ngujim dhe tashmë janë shpallur në kërkim nga policia. Dhe tashmë rrezikojnë arrestimin, por edhe ndoshta edhe një gjobë të majme.

Jeton Stamolla – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"