Vdekja tragjike e Duamenës/ Çfarë është defibrilatori i implantueshëm dhe si të shpëton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2023 | 20:40

Vdekja tragjike e Duamenës/ Çfarë është defibrilatori i implantueshëm dhe si të shpëton

Pas vdekjes së sulmuesit të Egnatias, Rafael Duamena, gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit të shtunën e kaluar, Shoqata Spanjolle e Kardiologjisë (SEC) dhe Fondacioni Spanjoll i Zemrës (FEC) kanë shpjeguar se çfarë është defibrilatori automatik i implantueshëm (ICD) dhe se këto pajisje shpëtojnë jetën.

duamena

“Për fat të keq, në shumë raste, kardiologjia nuk arrin të zbulojë të gjitha ngjarjet kardiake. Megjithatë, në ato që ne zbulojmë, është thelbësore të ndiqni këshillat e kardiologut”, ka theksuar Dr.Injacio Lozano, presidenti i Shoqatës Spanjolle të Kardiologjisë dhe Përfaqësues i SEC në Këshillin Spanjoll të Reanimacionit Kardiopulmonar (CERCP). Sipas Dr.Antonio Aso Abadia, kreu i Seksionit të Aritmisë në spitalin “Miguel Servet” dhe Institutit të Aritmisë në Saragozë, ishsulmuesit të Egnatias i ishte vendosur një “ICD” gjatë kohës që ai ishte pjesë e Real Saragozës.

DEFI

“Isha i prerë në rekomandimin tij për vendosjen e defibrilatorit si një hap të ndërmjetëm për veprimet e mëvonshme në të ardhmen në rast të përsëritjes së shpeshtë të aritmive të tij. Edhe pse me atë rast arritëm ta bindnim atë, më vonë ai u kërkoi mjekëve të tij në Zvicër që të hiqnin defibrilatorin”, tha specialisti.

DEFRIBILATOR-400x226

ÇFARË ËSHTË NJË ICD? – Sipas mjekëve defibrilator i implantueshëm (ICD) është një pajisje e ngjashme me një stimulues kardiak.

Misioni i tij është të rivendosë ritmin normal të zemrës duke aplikuar një goditje elektrike, në rast të aritmive të rrezikshme kardiake. Defribilatori i implantuar rekomandohet në pacientët që kanë pësuar një atak kardiak, si dhe në ata që kanë pësuar humbje të vetëdijes ose janë në rrezik të lartë për të vuajtur një aritmi të rrezikshme kardiake.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"