Vazhdon “vala” e rinovimeve tek Lushnja, “blindohet” edhe një mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2021 | 22:36

Vazhdon “vala” e rinovimeve tek Lushnja, “blindohet” edhe një mbrojtës

 Vazhdon “vala” e rinovimeve. I radhës që ka firmosur, është Adriatik Basha. Mbrojtësi ka zgjatur kontratën me verdhejeshilët dhe do të jetë pjesë e ekipit edhe për një vit.

lushnjaa

22-vjeçari është produkt i “shkollës” lushnjare dhe do të luajë sezonin e tretë radhazi për Lushnjën. “Jam i kënaqur që rinovova me Lushnjën. Fillimisht shpresoj të kem fatin me vete. Unë nuk kam lëvizur asnjëherë nga Lushnja, por kam pasur dy dëmtime të gjata.

Sezonin që kaloi u dëmtova rëndë në ndeshjen me Tomorin dhe nuk luajta më. Tani jam rikuperuar dhe po stërvitem me grupin. Shpresoj të kemi një sezon të mirë dhe Lushnja të rreshtohet mes pretendentëve”, u shpreh qendërmbrojtësi për gazetën.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"