Vazhdon ritmi mbresëlënës i Shkëndijës, tani është +12 nga Vardari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2017 | 20:06

Vazhdon ritmi mbresëlënës i Shkëndijës, tani është +12 nga Vardari

Shkëndija e Tetovës vazhdon e pa shqetësuar marshimin e saj në kampionatin maqedonas të futbollit, duke regjistruar fitore pas fitoreje në një sezon i cili duket i destinuar të mbyllet me fitoren e titullit kampion.

shkendija

Kuqezinjtë e drejtuar nga Qatip Osmani kanë marrë sot një sukses shumë të rëndësishëm në transfertë, duke mundur me shifrat 3-1 ekipin e Pelisterit, për të çuar në +12 diferencën nga rivali kryesor, Vardari. Ky i fundit ka luajtur 3 ndeshje më pak se tetovarët, por i ndarë mes pjesëmarrjes në Europa Ligë dhe kampionatit, po kursen forcat në aktivitetin kombëtar.

shkendija

Suksesi i sotëm ishte meritë e një dygolëshi të kapitenit Hasani në pjesën e parë, ndërsa Stenio Zhunior shënoi golin e tretë kur regjistrohej minuta e 74 e sfidës. Një minutë më vonë, Cvetkovski shënoi golin e nderit për skuadrën vendase e cila regjistroi humbjen e 4 në 5 ndeshjet e fundit.

Rezultatet

Skopje-Rabotniçki 0-0

Pelister-Shkëndija 1-3

Renova-Pobeda 0-0

Sileks-Akademija Pandev 1-0

shkendija

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"