Vazhdojnë polemikat për Ozilin. “Kros, Nojer dhe Myler janë naivë ose intrigues”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 15:04

Vazhdojnë polemikat për Ozilin. “Kros, Nojer dhe Myler janë naivë ose intrigues”

Edhe pse kanë kaluar pothuajse 2 muaj nga largimi i Mesut Ozilit nga Kombëtarja e Gjermanisë, ende vazhdon që të ketë polemika dhe zhurmë. Lojtari u largua duke thënë se në Gjermani u bë “viktimë” e fenomenit racizëm dhe kjo nuk i ka pëlqyer turko gjermanit.

ozil

Ndërsa këtë herë për të ndezur edhe njëherë polemikat ka menduar menaxheri i tij i cili ka thumbuar 3 lojtarë të Gjermanisë. “Nojer në mënyrë indirekte tha se Ozil nuk e ka mbajtur me krenari fanellën e Gjermanisë. Myler nuk e kupton fare se çfarë po ndodh. Kros, duhet të jetë më i qartë me fjalën ‘marrëzi’. Ata janë ose naivë ose intrigues”. – tha Erku Sogyt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"