“Vazhdojmë rrugën drejt elitës”, trajneri i Dinamos: Keqardhje që humbëm kreun, do reagojmë me Orikun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 10:08

“Vazhdojmë rrugën drejt elitës”, trajneri i Dinamos: Keqardhje që humbëm kreun, do reagojmë me Orikun

Humbja me Erzenin, e shoqëruar me fitoren e Burrelit, ka bërë që kryeqytetasit të dorëzojnë kryesimin. Kur dihet që misioni është ngjitja në elitë, kërkohet kthesa urgjente. Françesko Moriero beson se skuadra do të reagojë që ndaj Orikut. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, italiani paralajmëron se tani e në vazhdim që të gjitha janë finale.

moriero

Sa ju shërbeu pushimi për të rikuperuar gabimet e humbjes së fundit?

Deri diku, po. Kemi punuar këto dy javë dhe jemi gati që të vazhdojmë rrugën drejt objektivit që kemi.

Çfarë nuk shkoi në atë ndeshje me Erzenin?

Besoj se nuk shkoi ndryshimi i ritmit, pa lënë mënjanë që kishim 3-4 mungesa. Por, le ta harrojmë dhe të nxjerrim mësim.

Do të ndryshoni diçka në vendosje krahasuar me atë takim?

Çdo ndeshje ka specifikën e vet, terrenin, skuadrën etj. Dua të them që kam lojtarë të shkëlqyer e punëtorë dhe që e kanë të qartë objektivin.

Si është gjendja e grupit, keni mungesa?

Gjendja është e mirë, ndonëse 2-3 lojtarë janë ende në fazë rikuperimi.

Ju vjen keq që humbet kreun?

Natyrisht që na vjen keq, por më mirë që ndodhi tani.

Sa e njihni Orikun dhe a do të vijë kthesa në këtë transfertë?

Orikumi është ekip i fortë nga informacionet që kam, pavarësisht renditjes. Të gjitha ndeshjet i kemi finale tashmë, por le t’ia lëmë fushës.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"