Valëviti flamurin anti-Lacio, autori i golit në derbin roman rrezikon pezullim dhe gjobë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 14:37

Valëviti flamurin anti-Lacio, autori i golit në derbin roman rrezikon pezullim dhe gjobë

Roma triumfoi me shifrat 1-0 falë një goli të Mancinit në derbi ndaj Lacios, por mbrojtësi ka përfunduar nën akuzë për shkak të festës pas përfundimit të 90-minutave.

asdsdadsadasdasadasads

Italiani iu bashkua tifozëve pas portës ndërsa nisi të valëviste edhe një flamur të ultrasve, në të cilin ishte shkruar “anti Lacio”. Mancini në deklaratat pas festës theksoi se nuk e kishte idenë se çfarë kishte të shkruar flamuri dhe kërkoi falje. Mirëpo, tashmë mbrojtësi i Romës dhe kombëtares së Italisë rrezikon një gjobë të majme deri në një pezullim për disa ndeshje.

Kjo gjithmonë nëse arbitri e ka parë gjestin e Mancinit dhe nëse e ka shkruar në raportin e ndeshjes. Megjithatë, edhe nëse arbitri nuk ka qenë i vëmendshëm në këtë episod, janë pamjet televizive ato që penalizojnë Mancinin me Gjykatën Sportive që mund të hapë një hetim 27-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"