Valencia nis luftën me yllin e Realit: Po mashtron si Ançeloti, do të marrim masa ligjore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2023 | 11:41

Valencia nis luftën me yllin e Realit: Po mashtron si Ançeloti, do të marrim masa ligjore

Pak javë më parë, ndeshja mes Valenicas dhe Real Madridit u bë shkak për shumë polemika pasi në stadium kishte kore të shumta raciste. Vetë sulmuesi i madrilenëve, Rodrigo i cili është në grumbullim me Brazilin, e ka mbrojtur Spanjën duke e konsideruar një vend jo racist, por ai shtoi sa njerëz që e dëmtojnë imazhin.

RODRIGO

Ai kujtoi edhe ndeshjen me Valencian, duke u shprehur se i gjithë stadiumi po thërriste “majmua” duke iu referuar racizmit por kjo ka sjellë reagimin e Valencias që ka dalë në një komunikatë për shtyp duke kërkuar nga Rodrigo që të korrigjojë mënyrën se si është shprehur.

REAGIMI I KLUBIT

Valencia shpreh keqardhje dhe mohon prerazi deklaratat e rreme të lojtarit Rodrigo Goes, në të cilat ai shprehet se i gjithë stadiumi kanë bërë thirrje raciste.

Deklarata të tilla janë gënjeshtra serioze që kontribuojnë në stigmatizimin e një baze tifozësh shembullor siç është Valencia në një mënyrë krejtësisht të padrejtë.

Ashtu si trajneri i tij, Karlo Ançeloti, i cili korrigjoi fjalët e tij pas ndeshjes, ne i kërkojmë Rodrigo Goes që gjithashtu të korrigjojë këto gënjeshtra. Valencia CF rezervon të drejtën të marrë masat ligjore përkatëse për të mbrojtur nderin e klubit dhe tifozëve tanë. Lojtarëve duhet t’u kërkohet gjithashtu të jenë rigoroz dhe të përgjegjshëm kur bëjnë deklarata.

Po kështu, dhe një herë, ne duam të ratifikojmë dënimin tonë më të fortë për çdo lloj racizmi apo dhune dhe këtë e demonstrojmë me përjashtimin e përjetshëm të tre tifozëve të përfshirë në këtë incident fatkeq. Nuk ka dyshim për luftën dhe angazhimin tonë për të çrrënjosur këtë plagë sociale.

Edhe një herë kërkojmë respektin maksimal për fansat tanë dhe që ata të mos sulmohen me informacione të rreme dhe mashtrime”, shkruan klubi spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"