Uzuni flet pas golit kundër Juves: Jemi të zhgënjyer. Dhamë gjithçka, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 23:00

Uzuni flet pas golit kundër Juves: Jemi të zhgënjyer. Dhamë gjithçka, por…

Ferencvaroshi dhe Uzuni ishin pak sekonda larg barazimit historik ndaj Juventusit, po të mos ishte për portierin Dibush që nuk diti të largonte goditjen e lehtë me kokë të Alvaro Moratës në fund të sfidës. Megjithëse vetë lojtari i Shqipërisë shënoi për skuadrën ndaj “Zonjës së Vjetër”, rezultati e ka hidhëruar në fund, duke lënë në plan të dytë gëzimin e golit historic për të dhe ekipin hungarez.

TURIN, ITALY - NOVEMBER 24: Myrto Uzuni of Ferencvaros and Juan Cuadrado of Juventus F.C. battle for the ball during the UEFA Champions League Group G stage match between Juventus and Ferencvaros Budapest at Allianz Stadium on November 24, 2020 in Turin, Italy. Sporting stadiums around Italy remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
“Jemi të gjithë jashtëzakonisht të zhgënjyer. Dhamë gjithçka, por futbolli ky është”, u shpreh për UEFA-n mesfushori-sulmues beratas.

Goli i tij i sotëm ka bërë jehonë në publikun shqiptar, ku të gjithë shpresojnë që një ditë të afërt ai të bëhet një yll i vërtetë futbolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"