“Ushtar” tek grekët, sulmuesi i Shqipërisë humb ndeshjen me Spanjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2018 | 23:04

“Ushtar” tek grekët, sulmuesi i Shqipërisë humb ndeshjen me Spanjën

Fiorin Durmishaj, sulmuesi shqiptar i cili luan në Superligën greke për klubin e Panioniosit, nuk ka qenë pjesë e listës së publikuar ditën e sotme nga trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, për dy sfidat e muajit tetor, ndaj Spanjës më 11 tetor, dhe me Estoninë 5 ditë më vonë.

durmishaj

Në konferencën e sotme për shtyp, Bushi ndër të tjera, teksa fliste për fazën sulmuese të ekipit Shpresa, zbuloi edhe detajin, se sulmuesi me origjinë nga Vlora, nuk është pjesë e ekipit pasi gjendet në Greqi, për të kryer ushtrinë: “Durmishaj do të ishte pjesë e jona, por është duke bërë ushtrinë. Shteti grek e ka thirrur për këtë arsye.”

Në fakt, bëhet fjalë për disa procedura, që mund të zgjasin deri në disa ditë. Kjo periudhë e grumbullimit të Kombëtares Shpresa, për fat të keq, përkon me kohën që autoritetet e shtetit e kanë thirrur për të kryer këtë shërbim, që e kanë si detyrim të gjithë personat që kanë një pasaportë greke.

496869284-612x612

Fiorin Durmishaj është 21 vjeç, dhe 1.87 metra i gjatë. Luan në pozicionin e sulmuesit qendror, dhe karrierën e ka nisur tek të rinjtë e Panioniosit, ndërsa ka qenë edhe pjesë e ekipeve si Kalitea apo PAS Lamia për dy sezone, para se tashmë të stabilizohej tek ekipi i parë i Panioniosit, ku vetëm fundjavën e kaluar, shënoi edhe dy gola në Superligën greke.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"