“Unë e bëra punën time”, Bajrami vë në diskutim zëvendësimin nga Reja: Nuk e di pse, unë isha gati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2022 | 23:09

“Unë e bëra punën time”, Bajrami vë në diskutim zëvendësimin nga Reja: Nuk e di pse, unë isha gati

Nedim Bajrami nuk e di pse në një moment kur ndoshta duhej më shumë prania e tij në fushën e lojës ndaj Izraelit, trajneri Reja vendosi ta zëvendësonte. Duke folur për ”SuperSport”, ai theksoi se nuk e dinte arsyen e zëvendësimit pasi po bënte mirë në fushën e lojës.

bandicam 2022-06-10 23-01-52-058

“Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë. U futëm në të dytën por nuk u futëm mirë. Pastaj pësuam gola shumë shpejt si nuk duhen pësuar. Pastaj vazhduam mirë, duhet të jemi më të zgjuar dhe para golit të shfrytëzojmë shanset që kemi.

Pas kësaj ndeshje që kemi humbur, u nuk e di. Por besoj që nuk kemi luajtur shumë keq, kemi pësuar gola që nuk duhet të pësojmë. Unë pjesën time e kam bërë.

Zëvendësimi? Nuk e di pse, trajneri e bëri atë zëvendësim dhe ashtu e pa ai. Isha fizikisht mirë dhe isha gati për të vazhduar ndeshjen”, tha Bajrami.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"