UEFA rrit përfitimet për Championsin, ja shifrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 12:41

UEFA rrit përfitimet për Championsin, ja shifrat

Champions Liga ka rritur përfitimet për klubet pjesëmarrëse. Trofeu më i rëndësishëm për klube në Europë do të nisë ditën e sotme me 8 përballjet e grupeve, A,B,C dhe D. Çdo klub që merr pjesë në aktivitet do të përfitojë 15.25 milionë euro.

liga e kampioneve

Kësaj shifre i shtohet edhe ecuria në grup, ku çdo fitore vlen 2.7 milionë euro. Një barazim kushton 900 mijë euro. Nëse një klub arrin ti fitojë të gjitha ndeshjet në grupe atëherë përfitojnë plot 16.2 milionë euro.

Faza me eleminime vlen më shumë. Në 1/8 përfitohen 9.5 milionë euro, ndërsa për çerekfinalet 10.5. Gjysëmfinalja kushton 12 milionë euro dhe kalimi në finale 15 milionë euro. Të arrish të ngresh trofeun do të thotë 4 milionë euro shtesë për klubin.  Në total, 32 skuadrat finaliste do të marrin rreth 1.95 miliardë euro, 600 milionë euro më shumë se kompedicionin që shkoi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"