U transferua me bujë, Jasir Asani largohet zyrtarisht nga suedezët e AIK-ut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 20:44

U transferua me bujë, Jasir Asani largohet zyrtarisht nga suedezët e AIK-ut

Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më herët, aventura e Jasir Asanit te skuadra suedeze e AIK, ka zgjatur vetëm disa muaj. Futbollisti i Partizanit, u transferua në formë huazimi te ekipi nga kryeqyteti, ndërkohë që ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, konfirmoi “divorcin”.

Jasir Asani5

“Faleminderit për gjithçka. Unë kam dashur t’ju jap tifozëve dhe klubit shumë më tepër, por ndonjëherë gjërat në jetë nuk përputhen për shumë arsye të ndryshme. Jam i nderuar dhe krenar që vesha 2 herë këtë fanellë këtë fanellë. Ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen dhe shpresoj të shihemi përsëri në të ardhmen”, shkruan Jasir Asani.

Jasir Asani

25-vjeçari është duke shqyrtuar disa alternative për sa i përket të ardhmes së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"