U tha se ka arritur marrëveshje paraprake me Rashicën, reagon drejtori sportiv i Lajpcig

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2020 | 20:11

U tha se ka arritur marrëveshje paraprake me Rashicën, reagon drejtori sportiv i Lajpcig

Drejtori sportiv i Lajpcig, Markus Kroshe ka hedhur poshtë zërat se klubi i tij ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Verder Bremen, Milot Rashicës.

rashicaa

Ditën e sotme në median prestigjioze gjermane “Bild” qarkulloi lajmi se Milot Rashica ka arritur akordin paraprak me klubin e Lajpcig, por po në këtë media doli dhe lajmi i përgënjeshtrimit.

“Miloti është një futbollist interesant. Por ka dhe futbollistë të tjerë më interesantë. Si gjithmonë ne shqetësohemi për të ardhmen e skuadrës. Gjithsesi ne jemi të përqendruar te rifillimi i kampionatit për momentin,” deklaroi Kroshe për “Bild”.

Milot Rashica ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Verderin dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të rëndësishme ndër të cilët edhe Liverpuli, por mbetet të shihet se çfarë do behët deri  në verë.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"