U përfol se do ndryshonte formati, ja ç’do të ndodhë me Ligë 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2020 | 17:22

U përfol se do ndryshonte formati, ja ç’do të ndodhë me Ligë 1

Ligë 1 ishte ndër kampionatet e para që u mbyll para kohe për shkak të pandemisë. PSG u shpall kampione ndërsa u vendos që asnjë skuadër të mos binte nga kategoria dhe sezoni tjetër të ishte me 22 ekipe.

lige 1

Por kampionti francez do vazhdojë të paktën edhe për sezonin tjetër të jetë me 20 skuadra. Lajmi u konfirmua në një komunikatë zyrtare nga Liga Franceze e futbollit ku u bë me dije se në asamblenë e mbajtur këtë të martë u vendos me shumicë votash që formati aktual të mos ndryshojë.

Tuluz dhe Amiens u rënditën të fundit në Ligë 1 dhe pavarësisht vendimit të parë pritet të zbresin një kategori më poshtë për ti bërë vend Lorientit dhe Lensit që dolën të parat në Ligën e dytë franceze. Gjithsesi çështja pritet të shkojë në gjykatë me Tuluzën dhe Amiensin që do e apelojnë vendimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"