U paralajmërua mbledhje për klubin, Këshilli Bashkiak i Shkodrën sposton çështjen e Vllaznisë për javën tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2020 | 14:23

U paralajmërua mbledhje për klubin, Këshilli Bashkiak i Shkodrën sposton çështjen e Vllaznisë për javën tjetër

Nëse dje skuadra mori një rezultat pozitiv ndaj Kukësit, çështjet e menaxhimit dhe financimit të Vllaznisë vazhdojnë të zvarriten.

IMG-20200305-WA0014-1024x576

Mbledhja e Asamblesë së klubit shkodran, e cila ishte paralajmëruar të zhvillohej sot në orën 11:00 nuk është mbajtur pasi kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Brisela Kadia dha vendimin që mbledhja të mbahet të martën e ardhshme në orën 12:00 kur pritet të jetë i pranishëm dhe Ministri i Turizmit Blendi Klosi. Kadia argumentoi se çështja e buxhetit të klubit shkodran do të trajtohen në një ditë me ato të bashkisë së qytetit.

Në këtë seancë ishin të pranishëm kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dhe administratori i Vllaznisë Suad Lici, por vendimet për klubin shkodran do të mësohen javën e ardhshme.

IMG-20200305-WA0013-1024x576

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"