U nderua me ceremoni dhe i puthën duart, Luiza Gega tregon a u ndje e përdorur nga politika pasi u shpall Kampione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2022 | 15:42

U nderua me ceremoni dhe i puthën duart, Luiza Gega tregon a u ndje e përdorur nga politika pasi u shpall Kampione

Atletja Luiza Gega u prit me ceremonia nga qeveria dhe u nderua pasi u shpall Kampione Europe, në garën 3000 metra me pengesa. Ajo marshoi me një automjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku shoqërohej nga trajneri i saj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

luiza gega edi rama

Në hyrje të kryeministrisë Luiza Gega u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili i puthi edhe duart. Gjatë një interviste për Panorama Plus, atletja tregoi a është ndjerë e përdorur nga politika.

Ajo u shpreh se në të gjithë botën sportistët me medalje priten si heroj, duke theksuar se njerëzit “ngatërrojnë bindjet e tyre politike me një vlerësim që duhet të bëhet nga kushdo parti që është në pushtet.”

luiza gega bulevard

Të shumtë kanë qenë edhe komentet se jeni përdorur nga politika, e ka ndjerë një fakt të tillë Luiza?

 “Jo, nuk jam ndjerë e përdorur. Shiko, në të gjithë botën po ta shikoni sportistët kur arrijnë medalje të mëdha priten si heronj dhe unë thjesht kam qenë shumë e lumtur që kjo gjë po ndodh më në fund dhe te ne. Mendoj që gjithmonë do të ketë njerëz që ngatërrojnë bindjet e tyre politike me një vlerësim që duhet t’i bëhet një sportisti nga kushdo parti që është në pushtet”, u përgjigj ajo.

Intervistën e plotë e lexoni në versionin print të Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"