U mund me “dredhi” në Britani, Hamilton gati për “revansh” ndaj Ferrarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 18:54

U mund me “dredhi” në Britani, Hamilton gati për “revansh” ndaj Ferrarit

Pas asaj që ndodhi në garën e fundit në Britan, Mercedes nuk ka ngelur aspak i kënaqur. Gara zhvillohej në shtëpinë e Hamilton por britaniku nuk arriti të fitonte dot. Kjo garë përfundoi me fitoren e kundërshtarit të tij direkt për titull Sebastian Fetel.

36909176_2553968581295754_9187180426215555072_n

Hamilton shpërtheu në akuza ndaj Kimi Raikonen pilotit tjetër të Ferrarit i cili u përplas me britanikun. Luis Hamilton e quajti të qëllimshme këtë përplasje. Gara e rradhës do të zhvillohet më datë 22 korrik dhe do të bëhet në Gjermani, shtëpinë e Sebastian Fetel.

sebastian vetel

Mercedes ka shprehur dëshirën për një “revansh”, që do të sillte drejtësinë në vend sipas tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"