U mposhtën nga Dinamo, trajneri i Besëlidhjes: Çaluam në mesfushë, pres afrime në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2020 | 19:13

U mposhtën nga Dinamo, trajneri i Besëlidhjes: Çaluam në mesfushë, pres afrime në janar

Sinan Bardhi priste më shumë nga ky 90-minutësh, por e pranon se skuadra çaloi në mesfushë.

Sinan Bardhi

“Jashtë fushe, nuk po tregojmë veten. Nuk jemi këmbëngulës, madje kam parë edhe ndjenja frike në transfertë. Megjithatë, do mundohemi që në ndeshjet në të ardhmen të reagojmë. Kemi çaluar më shumë në mesfushë sot (dje), por na ka munguar edhe njeriu gol.

Kishim 2-3 mungesa të rëndësishme. Bëmë të gjitha përpjekjet edhe me ndërrimet, por nuk qe e mundur të shënonim. Sigurisht, përpjekjet tona për të realizuar objektivin që kemi do të vijojnë. Kampionati është i gjatë e shpresojmë shumë që në merkaton e janarit të ndërhyjmë në të gjitha repartet”, tha trajneri i Besëlidhjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"