“U mposhtëm me një gjysmë goli”, Cikalleshi: Kjo Kombëtare do të bëjë krenarë shqiptarët në të ardhmen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 22:53

“U mposhtëm me një gjysmë goli”, Cikalleshi: Kjo Kombëtare do të bëjë krenarë shqiptarët në të ardhmen…

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi ka dhënë një deklaratë pas humbjes ndaj Polonisë. Ai u shpreh se ndeshja u vendos nga një gjysmë episodi dhe se sot Kombëtarja tregoi një formë tjetër me shpirt gare.
bandicam 2023-03-27 22-48-42-223

“Sot patë një Kombëtare ndryshe, një Kombëtare me shpirt gare dhe e denjë për të përfaqësuar të gjithë shqiptarët. U mposhtëm me një gjysmë goli, me gjysmë rasti dhe për këtë na vjen keq, pasi rastet i patëm. E dinim që përballë kishim një ekip shumë të fortë, dhe Sheznji është i fortë dhe nuk na lejoi të shënonim. Kjo Kombëtare ka hapur një faqe të re dhe do të bëjë krenarë shqiptarët në të ardhme. Kjo ishte një ndeshje e vështirë, Polonia është krye e grupit dhe pse u mund nga CCekia, u mundëm me një rezultat minimal, ndoshta mund të bënim më shumë, por do ta shikojmë në analizat që do të bëjmë. Nuk ka rëndësi kush do të dalë në fushë në të ardhmen, e rëndësishme është që kjo Kombëtare të ketë këtë shpirt gare, edhe pse sot humbëm mendoj se shqiptarët e ndjenë Kombëtaren sot”, u shpreh ai për “Tv Klan”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"