U largua nga Turbina, zbulohet skuadra e re që do të drejtojë Stojku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 18:56

U largua nga Turbina, zbulohet skuadra e re që do të drejtojë Stojku

Në Librazhd i kanë bërë mirë llogaritë. Pas largimit të Mirel Çotës, i cili pati mosmarrëveshje me drejtuesit, iku edhe trajneri Klajdi Kënga, ndërkohë që janë edhe disa të tjerë që mund t’i ndjekin. 

Klajdi Kenga

Drejtuesit e Sopotit kanë vendosur dje t’ia besojnë stolin elbasanasit Gentjan Stojku, i sapolarguar nga Turbina. Pa shumë zhurmë, ata kanë arritur akordin me këtë trajner dhe tashmë pritet që Stojku të prezantohet para ekipit nga administratori Andri Çota.

Për Stojkun është një rikthim, pasi i ka drejtuar librazhdasit edhe në sezonin 2014-2015, kur kapi kreun disa javë në Kategorinë e Parë me një ekip që sapo ishte ngjitur në këtë kategori. Kjo është një arsye pse klubi librazhdas ka kaq shumë besim te trajneri elbasanas.

Stojku5

Mes palëve, përveç kontratës është diskutuar edhe për objektivin e merkaton, duke i lënë dorë të lirë Stojkut për afrimin e elementëve që dëshiron. Prezantimi i trajnerit të ri pritet të bëhet ditën e hënë, kur pritet të nisin edhe përgatitjet dimërore.

Ledion Qoshku – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"