U largua nga Laçi në merkaton e dimrit, lojtari brazilian vazhdon karrierën në elitën e futbollit rus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 17:37

U largua nga Laçi në merkaton e dimrit, lojtari brazilian vazhdon karrierën në elitën e futbollit rus

Teko njoftoi largimin nga Laçi në fund të vitit të kaluar, duke ndërprerë kontratën me kurbinasit, për të vazhduar karrierën diku tjetër.

Teko

Deri tani lojtari nuk është zyrtarizuar në asnjë ekip, por ai do të vazhdojë karrierën në kampionatin rus. Braziliani prej kohësh stërvitet me skuadrën e Superligës ruse, Ural dhe me shumë mundësi do të jetë pjesë e tyre në vazhdim, ndonëse ende nuk ka asnjë zyrtarizim. Ka qenë vetë Teko, që në profilin e tij në “Instagram” ka postuar një video nga stërvitja me lojtarin e Ural, David Karaev.

Ural do të bëhet ekipi i 4-t në karrierë për sulmuesin, i cili më parë përveç Laçit ka luajtur edhe me dy skuadrat braziliane të Araksa dhe Treze.

153113697_422224672199895_4616732706659398025_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"