U largua nga Interi në formën e huazimit, sulmuesi do të kthehet te zikaltërit në fund të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 15:50

U largua nga Interi në formën e huazimit, sulmuesi do të kthehet te zikaltërit në fund të sezonit

Ivan Perisiç u largua nga Interi në merkaton e verës, për të kaluar te Bajerni në formën e huazimit, me bavarezët që kanë edhe të drejtën e blerjes së futbollistit.Perisic

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Bild”, te Bajerni kanë vendosur që të mos e blejnë sulmuesin kroat dhe ta kthejnë te Interi në fund të sezonit. Përisiç ka luajtur rregullisht me gjermanët, duke bërë 12 paraqitje në kampionat dhe 6 të tjera në Ligën e Kampionëve.

Thuhet se drejtuesit nuk kanë në plan të shpenzojnë 20 milionë euro për 30-vjeçarin dhe kanë vendosur që ta kthejnë përsëri te zikaltërit. Perisiç u largua nga Interi në fund të merkatos së kaluar, pasi nuk përshtatej me skemën 3-5-2 të Kontes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"