“U izoluam nga forcat speciale”, akuzon klubi i Kategorisë së Parë: Kundërshtarët tentuan të godasin lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 23:33

“U izoluam nga forcat speciale”, akuzon klubi i Kategorisë së Parë: Kundërshtarët tentuan të godasin lojtarët

Dritan Frroku, shefi i klubit të Tërbunit, ka treguar për “Panorama Sport” atë çfarë ndodhi pas ndeshjes me Veleçikun në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”:terbuni

“Po, kemi qëndruar për shumë minuta të mbyllur në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, pasi na izoluan forcat speciale. Sapo përfundoi ndeshja, drejtuesit dhe lojtarët e Veleçikut tentuan të godisnin arbitrin dhe lojtarët tanë.

Unë personalisht u futa në fushë për të mbrojtur lojtarët tanë, vetëm kur kam parë forcat speciale që erdhën pas disa minutash dhe na mbyllën në dhomat e zhveshjes.

Ishin dy lojtarët e ndëshkuar me të kuq (Bega dhe Toma) që reaguan dhunshëm pasi u mbyll ndeshja. E përsëris, kam hyrë në fushë vetëm për të mbrojtur futbollistët e Tërbunit”, tha Frroku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"