U grumbullua për herë të parë me Shpresat, Mark Bushaj: Ëndërr të jem pjesë e Kombëtares, e ardhmja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2021 | 13:18

U grumbullua për herë të parë me Shpresat, Mark Bushaj: Ëndërr të jem pjesë e Kombëtares, e ardhmja…

Sulmuesi Mark Bushaj, u grumbullua për herë të parë me Kombëtaren Shpresa, në prag të dy ndeshjeve të muajit qershor, ndaj Andorrës më 4 qershor për kualifikueset e Europianit 2023 dhe miqësoren me Bullgarinë 4 ditë më vonë.

Mark-Bushaj-1024x683

Në konferencë para mediave, Bushaj, është shfaqur shumë i lumtur për këtë grumbullim, duke thënë se është ëndërr e çdo futbollisti të grumbullohet me Kombëtaren.

“U ndjeva shumë mirë, shokët e Kombëtares më kanë pritur shumë mirë. Familja u gëzua shumë. Çdo futbollist e ka ëndërr të ftohet nga Kombëtarja, një nga ata jam edhe unë. Po stërvitemi mirë dhe po shkojmë aty për fitore. Andorra është një skuadër që rri mbrapa dhe ne do sulmojmë dhe do luftojmë për t’i marrë tre pikët. Planet e mia janë të qëndroj në Hajduk Split, për ekipin e parë.”, tha Bushaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"