U ankua për rrogat, klubi grek urdhër për të larguar shqiptarin e kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2019 | 15:35

U ankua për rrogat, klubi grek urdhër për të larguar shqiptarin e kombëtares

Migjen Basha dhe Aris kanë siguruar të drejtën për të luajtur në kualifikueset e Europa Ligës në fund të këtij sezoni. Teksa skuadra greke ka realizuar një objektiv të rëndësishëm, në klub nuk kanë qenë korrekt sa duhet. Migjen Basha pritet që shumë shpejt të zgjidhë kontratën me skuadrën greke. Sipas mediave greke, për mesfushorin e Kombëtares është dhënë një urdhër nga presidenti i klubit në mënyrë që të zgjidhet menjëherë kontrata me Bashin.

migjen basha

E gjithë kjo, jo për shkak të ndonjë shkeljeje disiplinore, por vetëm për një sjellje jo korrekte të vetë klubit. Aris nuk është treguar korrekt me futbollistët për pagesat mujore dhe kjo çështje nuk i ka pëlqyer mesfushorit shqiptar, i cili ka kërkuar shpeshherë të drejtën e tij. Mirëpo, ky fakt për mospëlqime të lojtarëve në dhomat e zhveshjeve nuk i ka pëlqyer numrit një të klubit grek, i cili ka vendosur të marrë përsipër të gjithë faturën financiare për të prishur kontratën e shqiptarit që vijon edhe për një tjetër sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"