U afrua në merkaton e dimrit, Dominguez ende nuk ka debutuar me Partizanin. Belica dhe Bitri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 20:39

U afrua në merkaton e dimrit, Dominguez ende nuk ka debutuar me Partizanin. Belica dhe Bitri…

Mbrojtësi i ardhur nga El Salvadori te Partizani, Roberto Dominguez, ende nuk ka debutuar me fanellën e “demave të kuq”. 23- vjeçari u afrua si një përforcim i rëndësishëm në prapavijë, për shkak se te Partizani ishin vetëm dy qendërmbrojtës, Belica e Bitri.

domingez, kardozo, melo

Të dy këta futbollistë kanë krijuar një partneritet të shkëlqyer dhe kanë bërë paraqitje tepër të mira, me Partizanin që ka mbrojtjen e dytë më të mirë në Superiore, me vetëm 12 gola të pësuar.

Dominguez ka qenë në stolin e rezervave në të tria ndeshjet e fundit të Partizanit, kundër Bylisit, Kastriotit dhe Kukësit, por nuk ka luajtur asnjë minutë. Sa i takon gjendjes së tij fizike, 23-vjeçari po stërvitet me grupin dhe në palestër bashkë me dyshen braziliane, Lukas Kardozo dhe Kordeiro Melo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"