U-17/ Kryesuesit të pandalshëm, fiton edhe Tirana. Vllaznia ndalet në shtëpi nga Akademia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2016 | 17:56

U-17/ Kryesuesit të pandalshëm, fiton edhe Tirana. Vllaznia ndalet në shtëpi nga Akademia

Spektakël i kryesuesve ndaj Partizanitu-17 partizani portoKa qenë një super Shkëndi kundër Partizanit, duke triumfuar me “poker” golash. Lojtarët e shkollës “Loro Boriçi” kanë bërë një lojë të shkëlqyer dhe triumfin në fund ia kanë dedikuar drejtorit të tyre, Ermal Tahiri, i cili një javë më parë humbi babain. Që në minutën e parë, Këndezi kalon në avantazh Shkëndijën, pas një asisti të dhënë nga mbrojtësi Jugu. Loja ekuilibrohet disi, por të kuqtë nuk kanë forcën e duhur në sulm. Dy minuta përpara mbylljes së pjesës së parë, është kosovari Leutrim Kryeziu, ai që dyfishon shifrat. Në fraksionin e dytë, skuadra e Genc Mahmutajt realizon edhe dy gola të tjerë. Progagonist te goli i tretë bëhet Muça, ndërsa për të vulosur fitoren e merituar mendon Kastrati në minutën e 78-të. Partizani i Çoçllit ka qenë i pafuqishëm, duke mos arritur të shënoj as golin e nderit. Pas 17 javësh kampionat, Shkëndija udhëheq e vetme klasifikimin në grupin B, ndërkohë që ndiqet nga Tirana, e cila ka vetëm një pikë më pak.Abdulla Dushku

Shkëndija e Tiranës – Partizani 4-0

Golat: Këndezi 1’, Kryeziu 38’, Muça 65’, Kastrati 78’

Shkëndija e Tiranës: Hida, Jugu, Mersini (Kllogjeri 41’), Popaj, Adroi (Gashi 65’), Çokaj, Kastrati, Këndezi, Duraj (Mira 41’), Kryeziu (Kurti 41’), Muça (Stafhasani 67’). Trajner: G.Mahmutaj

Partizani: Aliko, Demiraj, Lala (Biti 54’), Ismaili (Gjyla 38’), Vogli (Kënga 41’), Çali, Daci (Shehu 48’), Kodra, Bozhani, Duka (Elmazi 67’), Haxhiu. (U aktivizuan: Biti, Kënga, Shehu, Gjyla, Elmazi).

Trajner: N.Çoçlli

Gjyqtarë: E.Kotomelo, M.Shazivari, D.Vrapi (Tiranë)

Karton i verdhë: Kodra 78’

“Poker” i Tiranës

Tirana dhe Porto dhruojnë spektakël, ndërsa në fund rezultati u buzëqesh bardhebluve. Në pjesën e parë janë kryeqytetasit, që nga kombinimi i bukur Beshiraj–Zenuni, kalojnë në avantazh. Më pas lezhjanët barazojnë me Tomën, por Tirana reagon shpejt dhe Burgaj rikthen avantazhin. Në pjesën e dytë shënohen edhe katër gola.Abdulla Dushku

Tirana – Porto  4-3

Golat: Zenuni 14’, Burgaj 40’, Pllumi 56’ (aut), Keqa 57’ / Toma 31’ 75’, Marku 78’

Tirana: Kodra, Doçi (Tamizi 50’), Cake, Isha, Burgaj (Xhepaj 59’), Dingu, Peti (Kumanova 59’), Topalli, Keqa (Xhymerti 64’), Zenuni (Koleci 64’), Beshiraj. Trajner: S.Mema

Porto: Geca, Pllumbi, Berisha, Gjeçi (Djala 65’), Toma, Gjoni (Marndreca 64’), Hoxha, Biba (Përgjini 71’), Danaj, Zogaj (Marku 45’), Gruda (Tushaj 51’). Trajner: K.Reçi

Gjyqtarë: A.Doda, G.Cenolli, L.Pasha (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Kumanova 84’ / Berisha 45’, Danaj 62’

Derbin e fiton Dinamo

Paratërinjtë që përfaqësojnë klubin Dinamo kanë fituar derbin ndaj Akademisë me të njëjtin emër. Skuadra e Xhaferr Lloshit ka shënuar dy gola që në pjesën e parë, duke mbyllur historinë e këtij takimi. Paci dhe Masha kanë qenë heronjtë e bluve të vegjël, ndësa ekipi i drejtuar nga Saimir Malko, nuk ka mundur të shënoj, qoftë edhe një gol.Abdulla Dushku

FK Dinamo – AF Dinamo 2-0

Golat: Paci 23’, Masha 39’

Dinamo: Koromane, Liçaj, Masha, Çipuri, Lami (Kodra 41’), Bilbili, Qoshku (Brahasani 48’), Çina, Paci (Kalaja 62’), Zeqiri, Koçani. Trajner: Xh.Lloshi

AF Dinamo: Isufaj, Uka, Berberi (Bana 45’), Jaku, Peçi (Duqi 48’), Murja, Nderu, Ahmetaj (Hasani 76’), Balla (Mehmetllari 56’), Brahja, Varfi (Demo 63’). Trajner: S.Malko

Gjyqtarë: S.Bebja, Sh.Bejkollari, M.Hasani (Tiranë)

Akademia ndal Vllazninë

Vllaznia është befasuar dje në shtëpi nga Akademia e Alban Bushit, duke mos shkuar më shumë se barazimi pa gola. Menjëherë pas ndeshjes, ish-sulmuesi kuqezi, që është njëkohësisht menaxher i Kombëtares, në adresën e tij në “Facebook”, shkruante: “Ishte një sfidë e madhe me një skuadër të madhe, por jo e pamundur, pasi edhe kanë humbur”. Admir Uruçi

Vllaznia – Akademia  0-0

Vllaznia: Kurtula, Rahova, Kraja, Tahiraga, Hysenaj, Zaja, Hoxha, Hasa, Palushani, Parubi, Mehja. Trajner: N.Zhejani

Akademia: Zire, Lluka, Trokthi, Haxhillari, Ballgjini, Koleci, Kullaj, Hajdaraj, Tuçi, Rada, Daxha. Trajner: A.Bushi

Gjyqtarë: E.Gjoka, D.Përndreca, E.Hoxha (Lezhë)

Korçarët, të pandalshëm

Skënderbeu vazhdon marshimin. Dje korçarët e vegjël kanë mposhtur Teutën me shifrat 2-1. Goli i avantazhit u shënua me penallti, pas pengimit të Liços brenda zonës. Nga pika e bardhë realizoi Pëllumbi, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë ishte Liço që i çoi shifrat në 2-0. Durrsakët shkurtuan diferencën e golave me Kokën në minutën e 56-të.Llazi Saro

Skënderbeu – Teuta   2-1

Golat: Pëllumbi 38’ (11-m), Liço 48’ / Koka 56’

Skënderbeu: Jahollari, Lisi, Pejo, Koçibelli, Ndoci, Ferhati (Llazar 69’), Vangjeli (Bregasi 53’), Liço, Goskova (Liqeri 53’), Pëllumbi (Shaqe 80+1’), Dinglloshi (Cenolli 69’). Trajner: G.Liçi

Teuta: Shala, Shtama, Mema (Mustafallari 63’), Stafhasani, Konçi, Çollaku (Lushaku 53’), Lajthia, Pistolja (Koka 15’), Parroj, Gumeni, Hoxha (Kapllani 45’). Trajner: Sh.Kuçi

Gjyqtarë: A.Zdrava, E.Gjoni, U.Korra (Elbasan)

Kartonë të verdhë: Shtama 37’, Lajthia 52’, Konçi 72’

Bind Internacionali

Internacionali fiton me përmbysje ndaj Olimpikut. Ka qenë një ndeshje me dy tablo. Në pjesën e parë, vendësit kanë luajtur më mirë dhe kanë kaluar në avantazh me anë të Spahiut. Në 40 minutat e dyta, miqtë e drejtuar nga Luan Sengla kanë shpërthyer, duke shënuar tre gola. Fillimisht ishte Çela, e më pas Balla e Kazhani që vulosën triufmin.Abdulla Dushku

Olimpiku – Internacional   1-3

Golat: Spahiu 39’ / Çela 59’, Balla 75’, Kazhani 80’

Olimpiku: Zagani, Hasrama, Gapi, Tota (Biceri 60’), Ruço, Nela (Zhugli 69’), Spahiu, Kodra, Gasa (Hyka 41’), Koçi, Zebi. Trajner: E.Ruço

Internacional: Malaj, Vogli, Curri, Hekuri (Kodra 41’), Selenica (M.Çela 57’), Basha, Blako (Xhaferri 70’), Peti, Murja, J.Çela, Kazhani. Trajner: L.Sengla

Gjyqtarë: D.Maletaj, D.Shkëmbi, A.Kyccyku (Tiranë)

Thyhen vlonjatët

Shkëndija e Durrësit ka arritur një fitore shumë të rëndësishme dje kundër Flamurtarit të vendit të dytë. Skuadra e Agron Kërçovës ka shënuar nga një gol për çdo pjesë, ndërsa vlonjatët kanë reaguar vetëm në fund me anë të Harunit. Loja ka qenë përgjithësisht e ekuilibruar, por me vendësit më kërkues, teksa në fund merituan tri pikët.Jeton Rexhmati

Shkëndija e Durrësit – Flamurtari    2-1

Golat: Hoxha 37’, Berisha 47’ / Haruni 77’

Shkëndija e Durrësit: Loraoshi, Reçi, Disha, Kastrati, Xholi, Dardha, Gecaj, Hoti, Karepi, D.Hoxha, Berisha. (U aktivizuan: M.Hoxha, Hasankolli). Trajner: A.Kërçova

Flamurtari: Qirko, Qari, Bajrami, Skrapalliu, Braçe, Zeqaj, Zano, Seferaj, Haruni, Xhaferraj, Aliaj. (U aktivizuan: Hysaraj, Ferraj). Trajner: D.Resuli

Gjyqtarë: A.Meçani, F.Shkëmbi, A.Doda (Tiranë)

Elbasani bën detyrën

Elbasani ka mundur Pogradecin për të paratërinj në shifrat 2-0. Kanë qenë golat Hanolit në pjesën e parë dhe të Bebit në të dytën, ato që i dhanë tri pikët verdhebluve. Loja ka qenë e një niveli të mirë për të dyja ekipet, me vendësit që patën më shumë epërsi. Verdheblutë e vegjël  krijuan më shumë raste, duke arritur të fitojnë takimin.Vladimir Mema

Elbasani – Pogradeci 2-0

GOLAT: Hanoli 15’, Bebi 46’

ELBASANI: Dosti, Pali, Selimaj, Bogdani, Asllani, Xh.Bajrami, Bebi, Muça, S.Bajrami, Hanoli, E.Ibërshimi. (U aktivizuan: Ramzoti, Teta, T.Ibërshimi, Papa, Poroçani). Trajner: S.Dalipi

POGRADECI: Totolaku, M.Maxhari, Biba, E.Maxhari, Myzellari, Hyka, Rusi, Demaj, Vecia, Gjona, Halimi. (U aktivizuan: Basma, Abazaj, Cenolli, Dervishi, Hamzallari). Trajner: J.Gjata

Gjyqtarë: E.Ruçi, Xh.Agolli, K.Gjergjaj (Fier)

Kartonë të verdhë: Selimaj 10’, Asllani 53’/ Vecia 59’, Maxhari 79’

 

Besa fundos fierakët

Apolonia është mposhtur në shtëpi nga Besa. Fierakët, edhe pse kanë pasur epërsi ndaj kundërshtarit, duke goditur dhe shtyllën, sërish nuk kanë arritur të shënojnë. Kavajasit e Ilir Duros kanë zhvilluar një lojë të kujdesëshme dhe me anë të kundërsulmit të shpejtë, kanë arritur të realizojnë dy gola me të njëjtin autor, Qarrin.Mikel Mbriçaj

Apolonia – Besa 0-2

Golat: Qarri 29’, 67’
Apolonia: Bakaj, Dafllas, Dogani, Gashi, Lushaku, Mihana, Pllumaj, Meçaj, Gjata, Fasko, Grëmbi. (U aktivizuan: Hoxha). Trajner: O.Çuko
Besa: Dobjani, Kaçbufi, A.Hoxha, Vogli, Çekaj, Gjongecaj, Allaj, Zhova, Qarri, Kola, Cara. (U aktivizuan: Gjoci, Daja, Xhindole, Kasa). Trajner: I.Duro
Gjyqtarë: R.Zeneti, F.Greca, A.Xhafa (Lushnjë)

Vendos një supergol

Paratërinjtë lushnjarë janë rikthyer të luajnë në fushën e stadiumit “Roza Haxhiu”, pas disa ndeshjeve në aneksin sportiv, që ishte në kushte skandaloze. Skuadra e trajnerit Arben Hysko ka fituar 1-0 ndaj Vlorës, me supergolin e shënuar nga Gjyshja. Kjo ishte fitorja e nëntë radhazi për Lushnjën që kryeson bindshëm grupin B të Kategorisë së Parë. Alban Alushi

Lushnja – Vlora 1-0

GOLI: Gjyshja 13’

LUSHNJA: Kaloshi, Korreshi, S.Dervishi, Likja, Çemeri (Xh.Musaku 56’), Gjyshja, Vrapi (Tesho 77’), Basha, Bano (Ziko 80’+1), Ademi, R.Sina. Trajner: Ar.Hysko

VLORA: Xhakaj, Biba, Tahiraj, Halili, Koçerri (Islamaj 65’), Arapi (Alliu 52’), Limo (Liçaj 70’), Arapaj, Memushaj (Perona 58’), Jaupaj, A.Sina (Naçi 46’). Trajner: E.Duro

Gjyqtarë: D.Zyba, T.Sokoli, E.Spahiu (Peqin)

Kartonë të verdhë: Gjyshja 21’, Vrapi 64’

Luftëtari mposht Tomorin

Tomori është mposhtur në shtëpi nga Luftëtari me rezultatin e thellë 2-4. Takimi ka nisur me tre gola të shpejtë. Fillimisht ishte Ismaili që kaloi beratasit në avantazh, ndërsa miqtë pas vetëm dy minutash me K.Bashën. Por, ishte sërish Ismaili që riktheu avantazhin. Në pjesën e dytë gjirokastritët dominuan dhe shënuan tre gola me Pulën dhe Ziajin.Eris Sylyku

Tomori – Luftëtari   2-4

Golat: Ismaili 6’, 10’ / K.Basha 8’, Pula 50’, Ziaji 68’, 80’

Tomori: Memlika, Demaj, Vojaku, Gjika, Ismaili, Qengji, Kovaçi, Hysaj, Tabaku, Vera, Hebo. (U aktivizuan: Straficka, Kërkuta, Balla).

Trajner: B.Fatia

Luftëtari: S.Basha, Buxaj, R.Pula, K.Basha, Qyrdedi, Skënduli, Laze, Latifi, Koxhioni, V.Pula, Ziaj. (U aktivizuan: Zoi, Salaria, Çamaj).

Trajner: A.Çulli

Gjyqtarë: A.Merdanaj, J.Isufi, K.Qendraj (Vlorë)

Kartonë të verdhë: Pula 6’, Buxaj 35’, Koxhioni 80’

U-17

Kategoria Superiore

Grupi A   

Java e 17-të    (06.03.2016)

Tirana-Porto    4-3

Laçi-Brians     1-1

Olimpiku-Internacional     1-3

Vllaznia-Akademia    0-0

Shkëndija e Tiranës-Partizani   4-0

Renditja        F    B    H    G+/G-      P

  1. Shkëndija T. 14 1 2    58-11      43
  2. Tirana 14 0    3    52-21      42
  3. Vllaznia 9 4    3    33-12      31
  4. Internacional 7 2    8    30-33      23
  5. Porto 7 1    9    32-41      22
  6. Partizani 4 8    5    26-26      20
  7. Laçi 4 5    7    24-43      17
  8. Akademia 4 3    10   21-45      15
  9. Olimpiku 4 1    12   17-42      13
  10. Brians 3 3    11   20-39      12

Java e 18-të    (13.03.2016)

Brians-Tirana   (10:00)

Partizani-Olimpiku   (10:00)

Akademia-Laçi   (10:00)

Porto-Shkëndija e Tiranës  (10:00)

Internacional-Vllaznia     (10:00)

Grupi B

Java e 17-të    (06.03.2016)

Skënderbeu-Teuta     2-1

Shkëndija e Durrësit-Flamurtari 2-1

FK Dinamo-AF Dinamo  2-0

Apolonia-Besa   0-2

Elbasani-Pogradeci   2-0

Renditja        F    B    H    G+/G-      P

  1. Skënderbeu 14 3    0    46-12      45
  2. Flamurtari 10 3    3    23-6       33
  3. Elbasani 8 6    3    22-16      30
  4. Shkëndija D. 8 4 4    29-19      28
  5. Teuta 8 3    6    29-27      27
  6. FK Dinamo 5 6    6    22-22      21
  7. Pogradeci 6 0    11   25-39      18
  8. AF Dinamo 5 2    10   19-32      17
  9. Besa 4 1    12   21-32      13
  10. Apolonia 1 2    14   13-44      5

Java e 18-të    (13.03.2016)

Besa-Elbasani   (10:00)

Flamurtari-FK Dinamo (10:00)

Teuta-Apolonia  (10:00)

Pogradeci-Shkëndija e Durrësit  (10:00)

AF Dinamo-Skënderbeu (10:00)

Kategoria e Parë

Grupi A

Java e 11-të    (06.03.2016)

Kukësi-Iliria   5-1

Shkëndija B. e Tiranës-Kastrioti     6-0

Besëlidhja      pushim

Renditja        F    B    H    G+/G- P

  1. Shkëndija B. 8 0 2    32-11 24
  2. Kukësi 7 1    2    33-10 22
  3. Besëlidhja 6 0    4    23-14 18
  4. Iliria 3 2    5    23-29 11
  5. Kastrioti 2 1    7    7-36 7

Java e 12-të    (13.03.2016)

Kukësi-Besëlidhja    (10:00)

Iliria-Kastrioti           (10:00)

Shkëndija B. e Tiranës     pushim

Grupi B

Java e 11-të    (06.03.2016)

Tomori-Luftëtari     2-4

Lushnja-Vlora   1-0

Bylisi-Butrinti 1-1

Fieri pushim

Renditja        F    B    H    G+/G- P

  1. Lushnja 9 1    0    31-4 28
  2. Luftëtari 6 1    2    32-16 19
  3. Tomori 5 0    5    15-19 15
  4. Butrinti 3 2    5    22-26 11
  5. Fieri 3 1    4    12-13 10
  6. Vlora 2 2    5    14-17 8
  7. Bylisi 0 1    7    9-39 1

Java e 12-të    (13.03.2016)

Vlora-Tomori    (10:00)

Luftëtari-Bylisi     (10:00)

Butrinti-Fieri  (10:00)

Lushnja    pushim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"