U-17: Elbasani pa frena, bind Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2013 | 13:55

U-17: Elbasani pa frena, bind Tirana

Bardheblutë s’falin
TIRANA – TEUTA 2-0
GOLAT: Koldashi 31′ (11-m), Çema 69′
TIRANA: Cara, Nuri, Bajo, Demaj, Koldashi, Kl.Prendi, Doka, Kuka, Halili, Morina, Sadiku. (U aktivizuan: Kr.Prendi, Hoxhaj, Çema). Trajner: L.Sengla
TEUTA: Vata, Hajdini, Bashhysa, Mitralozi, Lila, Ndraxhi, G.Hoxha, Vila, Trimi, Hyka, Gripshi. (U aktivizuan: Seferi, Shala, Përkeqi). Trajner: G.Begeja
GJYQTARË: J.Xhaja, A.Bame, K.Rrudho (Tiranë)
KARTON I VERDHË: Hyka

Tirana e Luan Senglës ka fituar pastër ndaj Teutës në shtëpi. Loja ka qenë e rrjedhshme dhe me ritëm të lartë, ndërsa goli i parë ka ardhur nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 31-të, Koldashi ka kaluar bardheblutë në avantazh. Në fraksionin e dytë, Çema i ardhur nga stoli realizoi golin e dytë. Më pas durrsakët gabuan nga pika e 11- metërshit me anë të Gripshit.
Erjon Hamitaj

Elbasani s’njeh pengesa
ELBASANI – KUKËSI 2-1
GOLAT: Shabani 40′, Veli 79’/ Lleshi 72′
ELBASANI: Dashi, File, Cani, Shehi, Panganika, Kalemi, Hidri, Veli, Bullari, Stojku, Shabani. (U aktivizuan: Karaj, Kamberi, Meka). Trajner: S.Dalipi
KUKËSI: Batusha, Elezaj, Germizi, Duraku, Lleshi, Cena, Matmuja, Haxhu, Petku, Domi, Demhasa. (U aktivizuan: Gjuta, Dida). Trajner: A.Belaj
GJYQTARË: R.Zeneli, M.Sina, F.Greca (Lushnjë)

Paratërinjtë e Elbasanit vijojnë të ruajnë vendin e parë në klasifikim, teksa kanë mundur Kukësin 2-1. Golat e Shabanit dhe Velit në skajet e të dy pjesëve u kanë dhuruar fitoren djemve të stërvitur nga Dalipi. Ndërkohë, golin e vetëm për miqtë e shënoi Lleshi në minutën e 72-të. Në përgjithësi ka qenë një lojë e fortë nga të dyja skuadrat, por verdheblutë kanë shpërdoruar shumë.
Vladimir Mema

Vllaznia bën “poker”
PARTIZANI – VLLAZNIA 2-4
GOLAT: Vllacaj 52′, Myftari 66’/ Vecaj 1′, 71′, Myftari 30′ (aut), Hebaj 51′
PARTIZANI: Selimi, Rami, Myftari, Qesari, Hasanaj, Bregu, Bajrami, Taipi, Lika, Balili, Mersini. (U aktivizuan: Qurdedi, Gjoseni, Vllacaj, Hadaj, Ngjela). Trajner: N.Çoçlli
VLLAZNIA: Vjerlla, Premçi, Bala, Fangaj, Zoga, Rajçeviç, Dema, Brahimi, Kola, Vecaj, Hebaj. (U aktivizuan: Hyseni, Pusi, Bruçi). Trajner: A.Noga
GJYQTARË: E.Burgu, I.Ujka, G.Vogli (Fushë-Krujë)
KARTON I VERDHË: Fangaj

Vllaznia ka shkatërruar Partizanin me rezultatin 2- 4. Goli i parë i shkodranëve ka ardhur që në minutën e parë, kur Vecaj shfrytëzon mirë një aksion të shpejtë të kuqebluve. Më pas Myftari i të kuqve shkakton autogol dhe të kuqtë tronditen. Në pjesën e dytë janë miqtë që shënojnë sërish, ndërsa Vllacaj dhe Myftari ngushtojnë diferencën e golave. Në fund Vecaj vulosi fitoren.
Erjon Hamitaj

Shkëndija nuk ndalet
SHKËNDIJA E DURRËSIT – SKËNDERBEU 2-1
GOLAT: Kutrolli 48′, Torra 75’/ Gjanci 63′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjyshi, Xhakolli, Cërriku, Mustafaj, Uka (Doçi 76′), Kutrolli, Lame (Përgjoni 73′), Pepkolaj, Farruku (Torra 64′), Ajdini (Lumi 78′), Frroku. Trajner: E.Furrxhi
SKËNDERBEU: Darmolli, Isa (Fejzolli 71′), Mane, Kita, Zyberi (Gjergo 74′), Foto (Myrtezai 56′), Kote, Lika, Gora, Dono (Qeleshi 56′), Gjançi. Trajner: G.Liçi
GJYQTARË: Q.Çopa, G.Metani, D.Kasa (Kavajë)
KARTONË TË VERDHË: Gjançi, Kita, Qeleshi

Paratërinjtë e Shkëndijës së Durrësit vazhdojnë ecurinë e mirë, teksa dje mposhtën 2-1 Skënderbeun. Në pjesën e parë, edhe pse vendësit ushtruan presion, nuk mundën të kalonin në avantazh. Me fillimin e së dytës, Shkëndija gjen golin e avantazhit me Kutrollin. Miqtë barazojnë më pas me Gjançin, por në fund është Torra që u jep fitoren vendësve, që ruajnë vendin e tretë.
Roland Gjini

Në Kavajë s’ka fitues
BESA – DINAMO 2-2
GOLAT: Brahimaj 14′, Hoxha 62’/ Cara 21′ (aut), Mulaj 30′
BESA: Dajsinani, Shaba, Ukaj, Brahimaj, Cara, Mehori (Gjuzi 65′), Metolli, Hoxha, Çela, Efica, Bizhdili. Trajner: Sh.Ypi
DINAMO: Xhafaj, Muraku, Mulaj, Sterkaj, Kalemi, Dreni (Hodaj 57′), Tocilla (Nazari 62′), Simo (Shazivari 67′), Gjuzi (Lajthia 74′), Qato, Marikaj. Trajner: I.Binjaku
GJYQTARË: A.Buzi, H.Troka, M.Troka (Fier)
KARTON I VERDHË: Cara (2)
KARTONË TË KUQ: Cara 49’/ Nazari 49′

Besa dhe Dinamo kanë ndarë nga një pikë, edhe pse janë shënuar plot katër gola. Të dyja skuadrat kanë zhvilluar një lojë të bukur, ndërkohë që fillimisht në avantazh kaloi ekipi kavajas me Brahimajn në minutën e 14-të. Më pas Cara shkakton autogol dhe ndeshja shkon 1-1. Dinamo befason dhe arrin të shënojë sërish me Mulajn. Megjithatë, Hoxha mendon për Besën dhe sfida mbyllet 2-2.
Feriz Ferizaj

Barazojnë vlonjatët
OLIMPIKU – FLAMURTARI 1-1
GOLAT: Gjalpi 76’/ Sino 19′
OLIMPIKU: Novakaj, Gjalpi, Spahiu, Gazheli, Hoxha (Abdullai 56′), Trimi, Baze, Çervanaku, Kaimi, Lekgegaj, Bushi. Trajner: A.Baze
FLAMURTARI: Çali, Shkurti, Hajdini, Myslimi, Dule, Deliaj, Shehu, Muça, Zoto (Malo 76′), Sino, Selami. Trajner: G.Mezani
GJYQTARË: L.Haka, J.Gjata, L.Cani (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Bushi, Baze, Lekgegaj, Trimi
KARTON I KUQ: Lekgegaj 78′

Ka qenë një ndeshje e bukur dhe me mjaft rivalitet ajo mes Olimpikut dhe Flamurtarit. Në pjesën e parë loja ka qenë më e bukur për miqtë, të cilët jo vetëm kanë pasur epërsi aksionesh, por në minutën e 19-të kanë arritur të shënojnë edhe golin e parë me anë të Sinos. Fraksioni i dytë ka folur gjithçka për Olimpikun, që ka arritur të barazojë me anë të Gjalpit.
Abdulla Dushku

Turpërohen fierakët
APOLONIA – SHKËNDIJA E TIRANËS 0-5
GOLAT: Rrapi 21′, Ivani 37′, 62′, Koleci 61′, Koka 76′
APOLONIA: Hysaj, Naçi, Çelaj, Velo, Haxhiraj, Troka, Sulaj, Lizaj, Mehmetaj, Hëna, Berisha. (U aktivizuan: Zeqo, Rama, Hysi). Trajner: O.Çuko
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mehidri, Nori, Kastrati, Kaçupaj, Harruni, Rrapi, Koka, Osmanollaj, Noka, Mici, Ivani. (U aktivizuan: Duka, Babaj, Goleci). Trajner: L.Pinari
GJYQTARË: D.Dosti, K.Berberi, L.Dosti (Berat)

Apolonia ka mundur të rezistojë vetëm 20 minuta në ndeshjen ndaj Shkëndijës së Tiranës. Miqtë kanë shënuar plot pesë gola, teksa ka spikatur Ivani me një dopietë. Rrapi ka hapur serinë e golave, ndërsa Ivani, Koleci e Koka kanë plotësuar fitoren e merituar të djemve të shkollës së mjeshtërisë “Loro Boriçi”. Pas tetë ndeshjeve kampionat, fierakët ende nuk kanë marrë pikën e parë.
Mikel Mbriçaj

“Festival” golash
SKAMPINI – SHKËNDIJA B E TIRANËS 2-4
GOLAT: Tatoshi 56′, Haxhia 79’/ Mala 20′, Kratellari 53′, Morina 71′, Xhixha 75′
SKAMPINI: Qosja, Halili, Leskaj, Hoxholli, Xhafa, Dyrmishi, Sharra, Koçi, Çopja, Haxhia, Balla. (U aktivizuan: Tafa, Tatoshi, File, Bajrami). Trajner: F.Bilali
SHKËNDIJA B E TIRANËS: Gjonaj, Vathi, Luga, Paraj, Lamaj, Therçaj, Mala, Bushati, Haxhiu, Kratellari, Xhixha. (U aktivizuan: Xhaferaj, Morina, Elezi, Pushaj, Çomo). Trajner: Sh.Kumbarçe
GJYQTARË: E.Kotemelo, J.Andrea, E.Huta (Tiranë)

Paratërinjtë e Skampinit janë mundur në shtëpi nga Shkëndija B e Tiranës, 2-4. Ka qenë një lojë e hapur nga të dyja skuadrat, por në fund fituan miqtë. Për vendësit realizuan Tatoshi me Haxhian në pjesën e dytë, ndërsa kryeqytetasit patën katër golashënues të ndryshëm. Fillimisht shënoi Mala në pjesën e parë, për t’u pasuar nga Kratellari, Morina dhe Xhixha.
Vladimir Mema

Përmbysje e Tomorit
TOMORI – VLORA 3-2
GOLAT: Shinko 57′ (11-m), Sherifi 76′, Ramadani 80+2’/ Dervishaj 48′, Veizaj 55′
TOMORI: Çela, Koroni, Xherimeja, Sherifi, Myrtaj, Fera, Hajdinaj, Shinko, Dragoti, Drabo, Ramadani. (U aktivizua: Papa). Trajner: S.Dule
VLORA: Nuraj, Aliaj, Dervishaj, Kapaj, Lazaj, Skënderaj, Mata, Veraj, Veizaj, Mato, Tushi. (U aktivizuan: Velaj, Xhindi, Mujalliaj). Trajner: L.Gjondeda
GJYQTARË: O.Ferrataj, Xh.Gjataj, S.Hanaj (Patos)
KARTONË TË VERDHË: Velaj, Veizaj, Veraj

Tomori ka arritur të fitojë ndaj Vlorës në minutat e fundit të takimit. Beratasit e drejtuar nga tekniku Santiljano Dule janë gjendur në avantazhin e dy golave, por Shinko, Sherifi dhe Ramadani kanë përmbysur gjithçka. Golat e Dervishajt dhe Veizajt për miqtë nuk kanë mjaftuar. Kur takimi mendohej se do përfundonte në shifra të barabarta, beratasit shënuan.
Bojken Dalipaj

Lushnja nuk përmbahet
LUFTËTARI – LUSHNJA 2-4
GOLAT: Koshi 10′, Ksera 64’/ Zhunga 13′, J.Zaimi 24′, 60′, R.Januzaj 40+2′
LUFTËTARI: Buxaj (Qyrani 41′), Matushi, Halo (Halili 41′), Lengo, Llavdaniti (Bajo 30′), Koshi, Reçka (Ksera 64′), Puci, Çela (A.Buxaj 65′), Mahmutaj, Çani. Trajner: A.Çulli
LUSHNJA: Hasa (Hila 41′), J.Zaimi, Lleshi, M.Zaimi (Kadiu 29′), Barolli (Gorovelli 60′), Parangoni (Alushani 75′), Kasapi, Çela (Zdava 64′), R.Januzaj, Zhunga, Kaja. Trajner: A.Hysko
GJYQTARË: E.Tafili, A.Kacorri, B.Nurçellari (Memaliaj)
KARTONË TË VERDHË: Bajo 60’/ Hila 55′

Lushnja ia del edhe në Gjirokastër. Skuadra e Arben Hyskos e ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 4-2, në një ndeshje ku gjirokastritët kaluan të parët në avantazh me anë të Koshit. J.Zaimi u bë protagonist për lushnjarët me dy gola, ndërsa Zhunga dhe R.Januzaj plotësuan fitoren e miqve. Trajneri vendës, Andrea Çulli, bëri ndryshime në formacion, por rezultati mbeti i njëjtë.
Tomor Shehu

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"