Tubimi në Korçë, klubi i Skënderbeut falenderon korçarët: Na jepni forcë të luftojmë deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 16:34

Tubimi në Korçë, klubi i Skënderbeut falenderon korçarët: Na jepni forcë të luftojmë deri në fund

Nëpërmjet një postimi në Facebook, klubi i Skënderbeut ka falënderuar mijëra qytetarët dhe tifozët korçarë, që dolën ditën e sotme në shenjë proteste para Katedrales së qytetit, ndaj kërkesës që Inspektorët e UEFA-s kanë bërë për të dënuar me 10 vite përjashtim Skënderbeun nga kompeticionet europiane.

tubimi skenderbeu

Ata i shprehin mirënjohjen të gjithë qytetarëve, dhe shkruajnë se mbështetja e tyre i jep forcë për të vazhduar deri në fund këtë kauzë. Më poshtë, reagimi i plotë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"